Çerekfinalja e Kupës së Italisë ka përballur dy skuadra të mëdha të të njëjtit qytet, Milanin e Interin. Pjesa e parë është mbyllur pa gola.
I vetmi moment kur mund të shënohej ishte ai i minutës së 24-t, ku Kandreva krosoi nga goditja e këndit, dhe ishte Shkrinjar ai që shërbeu Perisiçin. Ky i fundit, ktheu topin tek Antonio Donaruma, vëllai i Xhanluixhit, i cili futi topin në portën e tij.
Por, me ndihmën e VAR-it, goli u anulua, për pozicion të parregullt të Ranokias.