Aktualitet

Milan/ Epoka e kinezëve, bashkë me Lippin vjen edhe …..



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:11 - 29/04/16 |
b.f

Nga një emër i rëndësishëm te tjetri. Milan-i, që i ka sytë nga Kina, nuk ka ndërmend të rrijë duarkryq për sa i takon çështjes së trajnerit. Kështu, pas kandidimit të Marcello Lippi-it, ditët e fundit ka filluar të qarkullojë emri i Manuel Pellegrini-it, inxhinieri kilian, i cili ka udhëhequr Manchester City-in drejt gjysmëfinaleve të Champions League, pavarësisht se, prej tre muajsh tashmë, të gjithë e dinë se ai do të zëvendësohet nga Pep Guardiola sezonin e ardhshëm. Gjatë këtyre ditëve Cristian Brocchi ka marrë mbështetjen e klubit pas humbjes në Verona, por duket e qartë se ai do të largohet në fund të sezonit.

Prej muajsh flitet për një përfshirje të ish-trajnerit të Italisë, Marcello Lippi: si në rolin e drejtorit teknik ashtu edhe në atë të trajnerit. Por në mendjen e Silvio Berlusconi-t po zhvillohen edhe ide të tjera si ajo e Pellegrinit, i cili pëlqehet shumë si trajneri i ardhshëm i “Djallit”. Milan-i është interesuar për të edhe në kohën kur ai ishte në drejtim të Malaga-s. Skuadrat e tij kanë praktikuar gjithmonë një lojë shumë të organizuar dhe rezultatet i japin të drejtë. Është 63 vjeç dhe ka shumë eksperiencë, duke parë se ka punuar si trajner edhe në Amerikën e Jugut, mes Kilit dhe Argjentinës. Gjithashtu, nuk përjashtohet hipoteza që Milan të mendojë për një bashkëjetesë mes tij dhe Lippi-t, natyrisht me detyra të përcaktuara mirë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas