Kronikë

Miku i tij e vrau dhe e hodhi në greminë, lëvizjet e fundit të Ruzhdi Hoxhës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:36 - 07/11/21 |
Opi Nion

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha Mësohet se një nga autorët e vrasjes është Ferdinand Rrushi, miku i viktimës.

Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet dje në një humnerë në Qafë Mollë pas malit të Dajtit. Bëhet me dije se më 20 tetor, Rrushi ka telefonuar 4 herë Hoxhën, por ky i fundit nuk i është përgjigjur.

Pasi Hoxha nuk i është përgjigjur, Rrushi ka telefonuar  një nga personat që në ato momente ndodhe në të njëjtën tavolinë me 43-vjeçarin dhe ka mundur të flas me atë.

Rreth orës 23:00 dyshohet se Rrushi ka marrë në makinë viktimën, në të cilën ishin edhe dy persona të tjerë. Por pas 15 minutash, këta dy persona kanë zbritur nga mjeti. Më pas Rrushi së bashku me Hoxhën kanë udhëtuar drejt Dajtit, ku biznesesmeni u ekzekutua nga miku i tij dhe më pas e hodhi në greminë.

Në xhupin e viktimës janë gjetur shenja të dhunës dhe të plumbit. Pas krimit të rëndë, autori i dyshuar ka zbritur nga Qafa e Mollës në orën 3:00 të mëngjesit, ndërsa ka hedhur edhe telefonin e viktimës. Më pas ai është kthyer prapë në të njëjtën rrugë në orën 06.00. Denoncimi për zhdukjen e biznesmenit ishte bërë nga vëllai në komisariatin numër 5 më 24 tetor./ Opinion.al

Pas