Pak ditë më parë dukesha Meghan Markle ndoqi një lojë tenisi në të cilën luante mikesha e saj e ngushtë tenistja me famë botërore, Serena Williams.
Pas lojës Williams ka dhënë një intervistë ku u pyet nëse ishte në dijeni që Meghan kishte ardhur për t’a mbështetur. Ajo u shpreh që po si dhe që ishte shumë e lumtur për këtë fakt.
Gjithashtu ajo tregoi se për shkak të punës nuk mund të ishte e pranishme gjatë pagëzimit të Archiet për shkak të angazhimeve në punë, por sipas saj Meghan e kishte kuptuar për diçka të tillë.
Pagëzimi i Archiet u zhvillua të shtunën në një ceremoni shumë private, madje ende nuk dihet se cilët janë kumbarët e tij./Opinion.al/