Bota

Mike Tyson: Shpenzoj rreth 40 000 dollarë në muaj për marijuanë


               Publikuar në : 15:50 - 14/08/19 |
el ida

Mike Tyson ka ngritur prej vitit 2018 një fermë në Kaliforni ku i është kushtuar ekskluzivisht kultivimit të marijuanës për konsum.

Por si zakonisht, “Iron Mike” nuk kursen fitimet, pasi së fundmi ka zbuluar edhe shumën marramendëse që shpenzon për konsum personal.

Gjatë një interviste radiofonike, Tyson i thotë ortakut të tij në fermë, Eben Britton: “Sa pimë në muaj? Rreth 40 000 dollarë kanabis në muaj”. Ndërsa ai i përgjigjet: “Pimë rreth 10 tonë kanabis në muaj”.

Tyson gjithashtu tha se të ardhurat mujore nga shitjet janë rreth 500 000 dollarë, teksa tregonte se vazhdon me jetën luksoze që e ka karakterizuar gjithë karrierën e tij si boksier, por edhe jetën jashtë saj./Opinion.al

 

 

Pas