Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mijëra njerëz në rrugë, shkopinj, gaz dhe të plagosur; çfarë po ndodh në Rumani

2018/08/12 at 12:18 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Mijëra njerëz në rrugë, shkopinj, gaz dhe të plagosur; çfarë po ndodh në Rumani

Mijëra protestues u mblodhën të premten kundër partisë qeverisëse të Social Demokratëve (PSD) në gjithë Rumaninë dhe kryesisht në kryeqytetin e vendit, Bukuresht, ku policia sulmoi me gaz lotsjellës  turmën e njerëzve, ndërsa qindra persona kishin nevojë për kujdes mjekësor.


Protestat u organizuan dhe u promovuan nga persona që jetonin dhe punonin jashtë vendit, për shkak të zemërimit ndaj nivelit të lartë të korrupsionit në vend, pagave të ulëta dhe përpjekjeve të PSD-së për të dobësuar gjyqësorin në një nga shtetet më të korruptuara të Bashkimit Europian.

Protestuesit u përpoqën me forcë, që të kalonin përmes trupave të sigurisë që ruajnë ndërtesat qeveritare. Disa të tjerë, gjatë trazirave me policinë, hodhën shishe me benzin dhe shkopinj; ndërsa forcat e policisë deklaruan se mes protestuesve në shesh ekzistonin edhe grupe provokatorësh.

Ndërsa protesta vazhdoi edhe gjatë gjithë natës, për të shuar atë, policia përdori sulm me ujë dhe gaz lotsjellës. Videoja e publikuar në rrjetet sociale, tregon policinë teksa sulmon protestues jo të dhunshëm, të cilët kishin ngritur duart lart.

Më shumë se 400 persona kërkonin ndihmë mjekësore, duke përfshirë edhe dy policë të cilët u shkëputën nga njësia e tyre. Ndërsa dhjetra apo mijëra të tjerë, organizuan protesta paqësore në qytete të ndryshme të Rumanisë.

Presidenti rumun i qendrës, Klaus Iohannis, dënoi përdorimin e forcës nga policia ndaj protestuesve.

“Unë dënoj në mënyrë kategorike ndërhyrjen brutale të policisë përgjatë protestave, një forcë jo e barabartë ndaj shumicës së njerëzve në shesh,- shkruan ai në faqen e tij në Facebook.

“Ministria e Brendshme duhet të sqarojë urgjentisht mënyrën se si i trajtoi ngjarjet sonte”.

Diaspora proteston

Në mesin e turmës në Bukuresht ishte një shofer kamioni, i quajtur Daniel Ostafi, 42-vjeç, i cili emigroi drejt Italisë 15-vjet më parë për një të ardhme më të mirë. 42-vjeçari tregon se Rumania nuk mund të ofrojë një prespektivë të mirë për të dhe familjen e tij. E njëjta gjendje është edhe për Mihai Podut, 27-vjeç, një punëtor ndërtimi i larguar në vitin 2014 drejt Francës dhe më pas në Gjermani.

Ata u bashkuan me mijëra njerëz jashtë selisë qeveritare në temperatura të larta, duke valëvitur flamuj rumunë dhe atë të Bashkimit Europian, ndërsa kërkonin dorëheqjen e qeverisë. Mesazhet e tyre në ndërtesat qeveritare dhe rreth sheshit, ishin: ‘Ne jemi populli’ dhe ‘Jo, dhunë’.

Rreth 5 milion rumunë punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, duke nisur nga punëtorët e ditës dhe deri tek mjekët. Ata dërguan para në shëtpi më pak se 5 milion dollarë vitin e kaluar, një litar shpëtimi për zonat rurale të një prej vendeve më të pazhvilluara të BE-së.

“Unë u largova për t’i dhënë fëmijëve të mi një jetë më të mirë, e cila këtu nuk ishte e mundur”, tha Ostafi.

“Për fat të keq, ende nuk është e mundur…njerëzit që na qeverisin nuk janë të kualifikuar dhe janë tepër të korruptuar”,– tha ai, duke shtuar se shpresonte në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të shihte një pjesëmarrje më të madhe të njerëzve.

Protesta paqësore në Rumani janë mbajtur vazhdimisht që kur socialdemokratët morën pushtetin në fillim të vitit 2017.

Një vit më parë, ata bënë ndryshime në kodin penal përmes parlamentit, duke shqetësuar kështu Komisionin Evropian dhe Departamentin e Shtetit. Ndryshimet nuk janë miratuar, por është një sfidë për Gjykatën Kushtetuese.

Rumania renditet si një nga shtetet më të korruptuara të BE-së dhe Brukseli e mban sistemin e saj të drejtësisë nën vëzhgim të posaçëm.

Disa politikanë vendas e përqeshën protestën masive popullore në Rumani, duke deklaruar se nuk e kuptojnë se për çfarë arsye diaspora ka nisur protestat.

“Pothuajse i gjithë sektori publik nuk funksionon mirë, duhet të ndryshohet plotësisht dhe të zëvendësohet me njerëz të aftë“, -tha Podut./Opinion.al/

Etiketa: emigrantet rumunkthehen ne atdheprotesta kunder qeverise


Ju sugjerojmë

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
-U tha në Opinion

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

10 Qershor, 2026 11:33 pm
 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…
-U tha në Opinion

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…

10 Qershor, 2026 11:27 pm
Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
Aktualitet

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

10 Qershor, 2026 10:19 pm
Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit
Aktualitet

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit

10 Qershor, 2026 9:39 pm
Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
Aktualitet

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

10 Qershor, 2026 7:22 pm
Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

10 Qershor, 2026 6:54 pm
Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Kronikë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

10 Qershor, 2026 5:35 pm
PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
Protesta e qytetarëve/ Rama përplaset me Iranin:  Jeni vërtet pa pikë turpi…
Aktualitet

Protesta e qytetarëve/ Rama përplaset me Iranin: Jeni vërtet pa pikë turpi…

10 Qershor, 2026 10:46 am
Para
Eksperti: E pamundur që BE-ja të jetë pro ndryshimit të kufijve

Eksperti: E pamundur që BE-ja të jetë pro ndryshimit të kufijve

VIDEO-LIVE/ Basha del vetë në rrugët e kafenetë e Tiranës, shpërndan ftesat e protestës

FotoLajm/ Dita e Rinisë, Basha: Tarifa më të ulëta dhe stazh pune të paguar

Shuajti familjen, flet gjyshi i vrasësit të Selenicës: Debati nisi në festë për kaposhët e detit

Gjyshi flet për autorin e masakrës në Vlorë: Ma sillni këtu se ia vë flakën vetë!
















TE FUNDIT

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu tha gjatë një debati në emisionin “Opinion” se Partia Socialiste është rrëzuar, por nuk ka kush e...

Lexo më shumë

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…
10 Qershor, 2026

Një përplasje verbale ka shoqëruar diskutimet mes gazetarit osman Stafa dhe analistit Baton Haxhiu në studion e “Opinion”. Duke folur...

Lexo më shumë

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar këtë mbrëmje në “Opinion” protestën qytetare që po zhvillohet në kryeqytet prej 11 ditësh. Haxhiu...

Lexo më shumë

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
10 Qershor, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D   Shpesh mendojmë se mund të bëjmë dy gjëra me rëndësi në të njëjtën kohë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}