Aktualitet

Video/ Mijëra njerëz në funeralin e Muhamed Alisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:19 - 10/06/16 |
b.f

Mijëra njerëz ia dhanë lamtumirën e fundit boksierit legjendar Muhamed Ali, në një funeral disa kilometra të gjatë në qytetin e tij, aty ku arkivoli i tij u soll rreth lagjes së tij të vjetër në makinën e varrimit.

Aktori Will Smith dhe boksieri Mike Tyson ishin në mesin e njerëzve të cilët e vendosën arkivolin e Aliut në makinën e zezë të varrimit.

Nisja me arkivol u bë nga shtëpia e tij e fëmijërisë, ku ai ëndërroi për karrierën e tij të lavdishme në boks.

Më pas arkivoli udhëtoi për në bulevardin që mban emrin e tij dhe muzeun që qëndron si përkujtim për nder të triumfeve të tij në boks dhe veprimeve të tij humanitare.

Njerëz të shumtë qëndruan në këmbë rreth rrugës duke brohoritur “Ali” dhe duke duartrokitur automjetin që mbante trupin e tij.

Kjo është dita e dytë e ceremonisë përkujtimore për Alinë, i cili vdiq të premten në moshën 74 vjeçare.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas