Aktualitet

Mijëra euro transaksione, policia çoi në prokurori ish-deputetin Myslim Murrizi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:03 - 05/01/22 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-deputetin Myslim Murrizi. Sipas gazetares Klodiana Lala ish-deputeti Myslim Murrizi, akuzohet si i dyshuar për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

Në referimin që Lala disponon thuhet se në vitin 2006 shtetasi Myslim Murrizi rezulton të jetë dënuar nga Apeli i Durrësit me 3 vite burgim për mitmarrje, që është konvertuar në shërbim prove. Një vit më vonë, në 2007 Gjykata e Lartë e ka pushuar çështjen penale me argumentin se fakti nuk parashikohet si vepër penale.

po ashtu sipas kallëzimit, Murrizi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka përfituar në forma joligjore në kohën që ushtronte funksionin e zyrtarit të lartë në KLSH duke investuar para të pista në blerjen e pasurive të paluajtshme. Myslim Murrizi si dhe familjarët e tij, vetë ose nëpërmjet subjekteve tregtare kanë kryer transkasione të shumta dhe të dyshimta në disa nga bankat tregtare që operojnë në vendin tonë.

Si e ka kryer veprën penale Murrizi sipas policisë? “Janë pafund shoqëri tregtare, por edhe numra të llogarive bankare. Në qershor 2007-shtator 2008, sipas referimit rezulton se janë depozituar apo transferuar nga një llogari tjetër e Myslim Murrizit brenda bankës, në një nga bankat e nivelit të dytë në total 249 751 euro, të cilat 248 mijë e 710 janë mbajtur cash nga ana e z. Murrizi. Ndërkohë në vitin 2010 ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, i zgjedhur fillimisht në siglën e PD-së ka depozituar cash në llogarinë e shoqërisë ‘Murrizi 2009’, 60 mijë euro. Sipas referimit të Policisë së Shtetit bërë në prokurori, rezulton se sipas tyre ka gjasa që kjo shumë nuk është deklaruar në institucionin e lartë të deklarimit dhe kontrollit të pasurive apo konfliktit të interesave. Sipas ligjit, z. Murrizi në momentin që ka marrë mandatin e deputetit duhet ta deklaronte këtë shumë. Ai rezulton të jetë aksioner në disa shoqëri, përfshirë edhe shoqëri mediatike dhe universitare si dhe shoqëri ndërtimi, por duke qenë se nuk është aksioner në masën 100% dhe ka edhe persona të tjerë që nuk kanë aspak lidhje me dyshimet për aktivitet kriminal”, tha gazetarja.

Bëhet me dije se sot ka mbërritur kallzimi penalndaj Murrizit në Prokurori. Në raste të tilla sa herë Policia e Shtetit ka kërkuar hetimin e një personi, prokuroria është e detyruar ta regjistrojë. Ishte Sektori i krimit ekonomik në Policinë e Shtetit që kallëzoi në prokurori ish-deputetin, Mysmyl Murrizi.

Pas