Kryesore

Mijëra euro për lobim? Meta: Ky sistem do të shkundet nga themeli pas 25 korrikut



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:15 - 21/06/22 |
Opi Nion

Në një konferencë për shtyp, presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët lidhur me artikullin e gazetës austriake për një lobim mijëra euro.

I pyetur nëse i druhet kallëzimeve të tjera pas artikullit të gazetës austriake për një lobim mijëra euro, Meta tha se këto lajme janë absurde si vetë personazhet dhe se kjo është një histori që as nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston.

Ndër të tjera ai u shpreh se “ky është një sistem që do të shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku”.

Këto lajme absurde si vetë personazhet që i njihni të gjithë, nuk krijojnë asnjë shpërqendrim jo vetëm nga detyrat e presidentit deri më 24 korrik, por edhe nga angazhimet e Ilir Metës duke nisur nga 25 korriku. Përgjigjen do ta marrë gazeta atje, do të jeni të ftuar të gjithë nga seancat që do të zhvillohen atje. Kjo është histori që as nuk ekzistuar dhe as nuk ekziston. Ky është një sistem që do të shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku”,- tha Meta.

Pas