Mijëra emigrantë u shpëtuan në detin Mesdhe në këtë fundjavë të Pashkëve, njoftuan organizatat e shpëtimit, duke theksuar se të paktën gjashtë persona kanë vdekur.
Vetëm të shtunën organizatat “Iuventa Jugend”, “Sea-Eye” dhe MOAS kanë shpëtuar rreth 3 000 persona që lundronin në gomone dhe varka prej dërrase rreth 20 milje larg brigjeve të Libisë, përcjell Atsh.
“Rreth 1 800 – 2 000 persona u shpëtuan të premten dhe këto shifra janë të paprecedenta për këtë vit”, theksuan këto organizata. / Express