Migjen Basha u aktivizua në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar te Komo, e cila ra nga Seria B në Lega Pro, dhe tashmë pritet të rikthehet te Lucerna në Zvicër pasi është ende nën kontratë.Ndërkohë nga Italia vijnë lajme se Viçenca e pëlqen mesfushorin, dhe do tentojë të përfitojë shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm futbollistik.Më parë për Bashën ka shfaqur interes edhe Kremoneze, e cila garon në Lega Pro.