-Teknologji

Microsoft nxjerr telefonin e parë, filmon në 4K dhe kushton 1400 dollarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:00 - 13/08/20 |
Opi Nion

Kompania Microsoft e Bill Gates do të hedhë në treg më 10 Shtator telefonin e saj të parë Android, “Surface Duo”, sikurse ka njoftuar të mërkurën.

Ky smart phone do të ketë një çmim prej 1399 dollarësh. Microsoft e përshkroi telefonin si një element të ri të rëndësishëm.

Secila nga sipërfaqet e e dy ekraneve ka një përmasë prej 14 cm që kombinohet në një sipërfaqe unike prej 20 cm kur ekrani hapet dhe kthehet në tablet. Ai ka një kamera të vetme, që regjistron video në formatin 4K.

Pra pajisja është një mini iPad që shpërben edhe si telefon. Ai mund të qëndrojë i palosur si një telefon ose të hapet si një libër, shkruan Cnn. Edhe pse është shumë i hollë ka një nga ekranet më të mirë që mund të ketë një telefon. Microsoft është duke e promovuar Duon si një pajisje produktive./Opinion.al

Pas