Microsoft do të fillojë të lajmërojë përdoruesit e tij kur të konstatojë se ata janë viktima të përgjimit nga qeveritë.
Kjo kompani i bashkohet grupit të Facebook, Twitter dhe Yahoo që kanë vendosur këtë rregull të brendshëm në raport me përdoruesin.
Ky ndryshim i politikave të kompanisë vjen si përgjigje e zbulimit të një fushate të madhe përgjimi dhe hakerimi në vitin 2011 që targetoi liderat e minoriteteve kineze.
Microsoft ka thënë se as qeveria amerikane nuk mund ta thotë me siguri kush është hakeri kryesor.