Ish-garuesi i Formula 1, Michael Schumacher, i ndihmuar nga terapisti i tij mund të arrijë të ngrejë krahun.
Ky ishte lajmi që qarkulloi në revistën gjermane “Bunte”, që shkaktoi reagim pozitiv te fansat e tij, por menjëherë ka reaguar menaxherja e tij.
Sipas menaxhereres së tij, Sabine Kehm, pas publikimit të artikullit, lajmi nuk është i vërtetë.
“Një spekulim i tillë është i papërgjegjshëm, sepse duke marrë parasysh jetën e tij private, është një çëshjte shumë erëndësishme për Michael”, ka thënë menaxherja.