Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“M’i kthe fëmijët e mi”: Lutja e nënës izraelite për Hamasin

2023/10/25 at 7:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“M’i kthe fëmijët e mi”: Lutja e nënës izraelite për Hamasin

“Mami, të dua, rri e heshtur, mos lëviz” ishte mesazhi i fundit që Hadas Kalderon mori nga djali i saj gati 12 vjeç, Erez. Militantët e Hamasit sulmuan mëngjesin e 7 tetorit shtëpinë e babait të tij në jug të Izraelit. Erez po flinte aty bashkë me motrën Sahar, 16 vjeçe.


“Ju dua shumë, ju përqafoj shumë. Nuk e di nëse do të mbijetoni, jini të fortë”, shkroi Hadas në grupin e familjes në Whatsapp. Përgjigje tjetër nuk mori kurrë.

“Ata bërtisnin Allahu Akbar”

Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, 56-vjeçarja përshkruan terrorin që përjetoi kur militantët e Hamasit u futën në vendbanimin e tyre, Nir Oz.

Shkuan nga shtëpia në shtëpi, duke masakruar fëmijë, gra e burra dhe duke marrë pengje. Dy fëmijët e Hadasit bashkë me babanë e tyre u rrëmbyen, ashtu si edhe nëna e saj dhe një mbesë e saj.

Ditën e kërdisë, Hadas ishte vetëm në shtëpi. U fut në dhomën e sigurt dhe, fillimisht, i dërgoi mesazh ish-bashkëshortit Ofir, duke i kërkuar që të ketë kujdes me fëmijët. Pas pak minutash, militantët arritën edhe në shtëpinë e saj dhe u vunë zjarrin disa pjesëve.

“Unë nuk di arabisht, por ata bërtisnin Allahu Akbar”. Derisa luftonte për jetën e saj, duke bllokuar derën e dhomës së sigurt, Hadas vazhdonte të shkëmbente mesazhe edhe në grupin e familjes. Në një moment shkroi Erezi: “Po fshihemi në shkurre”.

Aty kuptoi se Ofir nuk do të mund t’i mbronte fëmijët nëse do të qëndronin në shtëpi, kështu që të gjithë ikën prej andej. Hadas qëndroi tetë orë në dhomën e sigurt, derisa arriti ushtria izraelite.

“Pa rrymë, pa drita. Bateria e telefonit mbaroi. Pa ujë e pa ushqime”. Me t’u shpëtuar nga ushtarët, kuptoi se dy fëmijët e mëdhenj të saj, vajza 21 vjeçe dhe djali 19 vjeç, që jetonin vetëm, ishin të sigurt. Eriz, Sahar, Ofir mungonin, ashtu si edhe nëna e saj, 80 vjeçe, dhe mbesa me autizëm, 12 vjeçe. Gjithçka u shndërrua në “ferr të gjallë”… “Si ta ruaj mendjen e shëndoshë”?

“Nuk kam pasur kohë ta vajtoj nënën”

Vajza e saj e madhe gjeti një video prej më pak se 20 sekondash në rrjetet sociale, në të cilën Erez, i kapur për krahësh nga militantët, dukej se po dërgohej në robëri në Gazë.

Hadas thotë se nuk ka mundur ta shikojë “beben e saj” në atë “situatë të pambrojtur”. Oficerët ushtarakë, pas disa ditësh, e njoftuan se nëna dhe mbesa i ishin vrarë në Gazë.

“Nuk kam pasur kohë ta vajtoj nënën. Nuk kam pasur kohë ta vajtoj as mbesën time të dashur”. E zhvendosur tani në Tel Aviv, Hadas dhe anëtarë të tjerë të familjes po përpiqen të mësojnë se ku gjenden të dashurit e tyre. Ata kanë krijuar një rrjet komunikimi virtual, ku mbledhin çdo informacion dhe marrin vazhdimisht mesazhe mbështetjeje.

Sado të llahtarshme, videot e terrorit që kanë xhiruar militantët dhe i kanë shpërndarë në rrjetet sociale, u kanë dhënë ekspertëve disa prova për t’i studiuar. Hadas e di se mbi 80 të afërm ose fqinj në komunitetin e saj Nir Oz, janë të vrarë ose të zhdukur. Për fëmijët e saj beson se janë gjallë.

“…edhe babai i tyre po ashtu. Jam e sigurt që ai po bën çmos për t’u kujdesur për ta si gjithmonë. Shpresoj të jenë bashkë. Shpresoj që t’i japin fuqi njëri-tjetrit.

Shpresoj dhe e di se do të kthehen shpejt… Shumë shpejt”. Për Erezin thotë se i pëlqen të grahë biçikletën, ndërsa Sahar është e dhënë pas vizatimit, rrobave dhe makeup-it.

“M’i kthe fëmijët e mi…”. “Dua t’i përqafoj, t’i puth, t’u marr erë”, është lutja e saj për Hamasin. Hadas, e cila punon në mjekësinë alternative, shprehet e tmerruar edhe me planet e Qeverisë izraelite për të nisur pushtimin tokësor të Gazës, sepse të afërmit e saj pengje mund ta pësojnë. “Lirimi i tyre nuk është qëllimi kryesor – duhet të bëhet qëllimi kryesor”.

“Ne jemi familje normale, njerëz të thjeshtë, që duam natyrën dhe kafshët”. Vendbanimi i saj, Nir Oz, ishte një nga më shumë se 20 qytetet dhe fshatrat në jug të Izraelit që u sulmuan nga militantët e Hamasit, më 7 tetor.

Luftëtarët e grupit të shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera, vranë më shumë se 1.400 njerëz atë ditë, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit. Sulmi u konsiderua si më vdekjeprurësi nga militantët në historinë 75-vjeçare të Izraelit.

Në përgjigje, ushtria izraelite nisi bombardimin e Gazës – territorit që kontrollohet nga Hamasi – duke vrarë më shumë se 5.700 njerëz, përfshirë mbi 2.000 të mitur, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë.

Sulmet rrafshuan lagje të tëra dhe shkatërruan sistemin edhe ashtu të brishtë të kujdesit shëndetësor. E kapluar nga dhimbja dhe pafuqia, Hadas do t’i festonte Erezit ditëlindjen e 12-të më 26 tetor. Izraeli dhe Hamasi nuk duhet ta bëjnë luftën “në kurriz të fëmijëve”. “Jam e sigurt se secila nënë në botë e ndien këtë”./ REL



Ju sugjerojmë

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

1 Tetor, 2025 8:03 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

1 Tetor, 2025 8:01 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

30 Shtator, 2025 11:03 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

30 Shtator, 2025 9:52 pm
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
Bota

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

30 Shtator, 2025 8:26 pm
Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

30 Shtator, 2025 6:56 pm
Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
Bota

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30 Shtator, 2025 6:01 pm
Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Para
Sesioni i ri parlamentar, Berisha: Opozita nis sesionin e betejave më të fuqishme

Ish-kompleksi “Partizani”/ Shtyhet përsëri gjyqi ndaj Berishës, zëvendësohet përsëri avokati

Lufta Izrael-Hamas/ Familjet në Gaza përdorin byzylykë për të identifikuar të dashurit nëse vriten

Lufta Izrael-Hamas/ Familjet në Gaza përdorin byzylykë për të identifikuar të dashurit nëse vriten

Video/ Momenti kur 26-vjeçarja vlonjate, nën efektin e drogës, çohet në dhomën e hotelit

Video/ Momenti kur 26-vjeçarja vlonjate, nën efektin e drogës, çohet në dhomën e hotelit
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
1 Tetor, 2025

Ditën e mërkurë, Shqipëria do të ndikohet nga një front i ftohtë atmosferik me ajër të lagësht nga veriperëndimi. Moti...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
1 Tetor, 2025

Dashi Nuk do kaloni aspak një dite te mërzitshme sot pranë atij qe dashuroni, përkundrazi emocionet do jene edhe me...

Lexo më shumë

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
30 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kërcënimet bërthamore ruse në një fjalim para qindra gjeneralëve dhe admiralëve. "Kohët e...

Lexo më shumë

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
30 Shtator, 2025

Një figurë e lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka të ngjarë ta refuzojë planin e paqes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com