Deputeti Mhill Fufi është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Lajmi bëhet i ditur nga burime të Syri.net.
Shkak për përjashtimin e tij është fakti që Mhill Fufi qëndroi në Parlament gjatë votimit të ligjeve të mazhorancës, ndryshe nga deputetët e opozitës që u larguan nga salla.