Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

MGallery Hotel, rriten benefitet e banorëve dhe vizitorëve në Green Coast 

2021/08/14 at 11:48 AM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
MGallery Hotel, rriten benefitet e banorëve dhe vizitorëve në Green Coast 

Vizitorët e huaj, qofshin poetë, tregtarë, aventurierë a turistë, gjithmonë kanë mbetur të habitur dhe magjepsur nga bukuria e natyrës shqiptare. Maleve, gjelbërimit, lumenjve, shkëmbinjve, relievit e sidomos detit. Shpesh përjetojmë krenari sa herë që vendin tonë e shohim në top-listat e mediave ose institucioneve ndërkombëtare. “10 vendet që duhet të vizitoni patjetër në Europë!”, “Harta europiane e Trashëgimisë Kulturore” apo “5 vende të mrekullueshme europiane që ende nuk i keni vizituar”, janë titujt ku Shqipëria përfshihet thuajse çdo herë. Prej këtij viti, Shqipëria merr pjesë edhe në një hartë tjetër, në hartën e destinacioneve turistike të gjigandit të hotelerisë “Accor Group”.

Accor do të zhvillojë një hotel të markës “MGallery”-Butique çka do të sjellë dinamizëm të ri në Green Coast Resort & Residences dhe pritet të jetë një destinacion i ri ndërkombëtar ku mund të “preket” kultura, arti, historia dhe ku do të përjetohen eksperienca mbresëlënëse. Banorët, të ftuarit, turistët dhe vizitorët e Green Coast do të kenë mundësinë të shijojnë shërbimet e hotelit duke nisur që nga dhomat me pamje piktoreske të detit dhe akses të menjëhershëm për ata që duan të zhyten në dallgët e bregut vetëm një hap larg.

Krahas shërbimeve që banorët marrin aktualisht në Green Coast, ata do të mund të prekin edhe shërbimet e ofruara nga një hotel elegant i kësaj kategorie premium me standarde globale. Sot banorët rezidentë dhe vizitorët e Green Coast, gëzojnë shërbimet e bareve, beach-bareve, e restoranteve të shumta përgjatë shëtitores. Supermarketi, yougurteria, tobaco-shop janë gjithashtu ndër njësitë më të frekuentuara për nevoja përditshmërie gjatë jetesës në resort. Sipas kërkesave të banorëve, farmacia dhe dy ATM janë të aksesueshme gjithashtu në Lungomare. Për çdo nevojëshëndetësore, qendra publike e kujdesit shëndetësor është vetëm pak minuta larg. Recepsioni i resortit është në dispozicion të banorëve 24 orë.

Për ata që shtëpinë e tyre në resort e përdorin për fundjava, stafi i përhershëm mbështetës, mund të kujdeset në çdo kohë për vilat nga brenda dhe jashtë, si në gjelbërim ashtu edhe pastrim e mirëmbajtje. Mirëpo të gjithë tani do të kenë një arsye më shumë për të qenë më shpesh në Green Coast, për shkak të hotelit dhe shërbimeve të shtuara të tij. Prej inaugurimit të resortit, qendra sportive sky-sports ka ofruar adrenalinë përmes sporteve të ajrit dhe ujit që janë gjithnjë eksperiencë e veçantë e mbahet mend gjatë. Relaksi në SPA dhe masazhet buzë detit nuk kanë të krahasuar për cilësinë e çlodhjes kurdoherë në Green Coast. Të tilla shërbime do të shtohen edhe me hapjen e hotelit.

Restoranti “à la carte” do të jetë ndër elementët më joshës të hotelit, po ashtu edhe bari buzë pishinës.Salloni ekzekutiv do të mirëpresë tryeza të niveleve të larta të bisedimeve për projekte biznesi, partneriteti, apo organizata e grupime që kërkojnë privatësi dhe shërbimin e një stafi të standardeve më të mira. Klubi VIP do të jetë gjithashtu i rezervuar për personalitete dhe personazhe të njohur të cilët në MGallery – boutiquehotel në Green Coast, do të gjenden të rrethuar nga përkujdesja e kërkuar. Hoteli do të hapë dyert për organizime të ndryshme institucionale ose korporative duke ofruar salla konferencash, dhe kapacitet pritës për të organizuar evente të niveleve të larta dhe standardeve të certifikuara njësoj si kudo tjetër në Europë.

Sigurisht që hoteli do të ofrojë për pushuesit hapësira të dedikuara në pishina dhe në zonën e plazhit privat. Cilido që do të vizitojë hotelin do të mbajë mend gjatëekselencën e një kulinarie te rafinuar, çlodhjen, rehatinë, por dhe argëtimin. Në hotel nuk do të mungojë një hapësirë e dedikuar për sallën sportive dhe SPA, me masazhe dhe trajtime estetike sipas dëshirës.

Shqipëria është vizituar nga mbi 8 milion turistë gjatë dy viteve të fundit dhe vendi po tregon kërkesë të lartë për cilësi dhe shërbime premium akomodimi. Zhvillimi i hotelit do të kontribuojë në zgjatjen e sezonit të pushimeve në Green Coast, dhe duke qenë i hapur gjithë vitin, banorët do të kenë akses të përhershëm tek shërbimet e tij. Zona e Palasës do të ketë frekuentim më të lartë dhe vlera e shtëpive në Green Coast Resort & Residences, do të rritet edhe më shumë duke e kthyer çdo pronar në një investitor të zgjuar.

Të gjitha shërbimet e mësipërme që hoteli do të ofrojë së shpejti, do të jenë të prekshme veçanërisht prej banorëve të Green Coast Resort & Residences. Të cilët tanimë do të kenë një pikë referimi në resort. Të gjitha njësitë e shërbimit në Lungomaren e Green Coast, do të mirëpresin përgjatë gjithë vitit vizitorët e shtuar në numra dhe kombësi që do të presë hoteli. Krijimi i këtij habitati shërbimesh, mikpritjeje pushimi, argëtimi dhe socializimi, është thuajse unik në Shqipëri.Ai ka nisur t’i shfaqë efektet e para pozitive në zhvillimin e qëndrueshëm turistik, në ekonominë dhe vitalitetin e zonës lokale përreth si dhe në nivelin e standardin e imazhit të turizmit Shqiptar.

Etiketa: green coastMGallery Hotel

Ju sugjerojmë

Izraeli pikën kufitare në Rafah: Rihapet pasi Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli pikën kufitare në Rafah: Rihapet pasi Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
Te Fundit

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

18 Tetor, 2025 8:49 pm
SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

18 Tetor, 2025 7:48 pm
Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
Bota

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

18 Tetor, 2025 6:21 pm
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
Bota

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

18 Tetor, 2025 4:08 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

18 Tetor, 2025 3:17 pm
I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos
Bota

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos

18 Tetor, 2025 3:03 pm
Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Kronikë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

18 Tetor, 2025 2:00 pm
Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine
Kronikë

Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine

18 Tetor, 2025 1:18 pm
Para
Meteorologia: Gushti do vijojë i nxehtë, në diell ndjehen 6 gradë më shumë

Meteorologia: Gushti do vijojë i nxehtë, në diell ndjehen 6 gradë më shumë

Shenjtërimi/ India i kërkon Papës që Nënë Tereza të shenjtërohet në Kalkuta

Imazhi i Nënë Terezës në pullat postare të OKB

Talebanët vetëm 11 km larg Kabulit, presidenti i drejtohet popullit

Talebanët vetëm 11 km larg Kabulit, presidenti i drejtohet popullit

TE FUNDIT

Izraeli pikën kufitare në Rafah: Rihapet pasi Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

Izraeli pikën kufitare në Rafah: Rihapet pasi Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
18 Tetor, 2025

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi këtë të shtunë se kalimi kufitar në Rafah do të mbetet i mbyllur...

Lexo më shumë

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
18 Tetor, 2025

Më shumë se 2,700 tubime janë duke u zhvilluar në qytetet kryesore të SHBA-së me moton “Jo mbretër” dhe ku...

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
18 Tetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për klanin Çopja nga Elbasani, duke çuar për gjykim një dosje me 33 të...

Lexo më shumë

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
18 Tetor, 2025

Parlamenti i Portugalisë ka miratuar një projektligj të propozuar nga partia e ekstremit të djathtë Chega, i cili ndalon veshjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com