Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përciellë një mesazh pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë.
Sipas kreut të shtetit, më 25 prill, Shqipëria do të jetë në dorë të shqiptarëve.
“Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. HARROJENI! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve!”, shkruan Meta./Opinion.al