Kryesore

Meta:Porti i Durrësit,aferë e rëndë korruptive,të bëhen publikë pronarët e kompanisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:46 - 15/08/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference për shtyp tha se porti i Durrësit është afera më e rëndë korruptive deri më tani.

Meta shtoi se është detyrim dhe në interes kombëtar që të bëhen publike pronarët fundorë të kompanisë partnere.

“Kjo është afera më e rëndë, e portit të Durrësit. Dua të përshëndet Confindrustria dhe qëndrimin e saj publik. Ekonomistët dhe analistët që kanë bërë kërkime të thelluara për këtë aferë. Është detyrim absolut dhe në interes kombëtar që të bëhen publike urgjentisht pronarët fundorë të kompanisë partnere, vlera dhe burimi, garancitë ligjore”, tha Meta.

 

 

Pas