Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

2025/06/30 at 8:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

Është zhvilluar konferenca “Dimensioni i integritetit në funksionin e magjistratit. Angazhimi ndaj drejtësisë”, e organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, me kontribuues drejtues të institucioneve të drejtësisë, magjistratë, juristë, pedagogë e përfaqësues të shoqërisë civile.


Në këtë konferencë mori pjesë edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë  Artur Metani.

Gjatë fjalës së tij, Metani i cili referoi mbi temën “Shteti i së Drejtës në Provë:  Pavarësi apo Llogaridhënie?” duke analizuar marrëdhënien dinamike e delikate, që ekziston ndërmjet pavarësisë të pushtetit gjyqësor dhe nevojës legjitime për llogaridhënie publike, objekt debati sot mes profesionistëve të së drejtës, edhe në Evropë e më gjerë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë u shpreh se pavarësia formale ligjore e magjistratëve kërkon garanci institucionale, por duhet të shoqërohet me një standard të lartë integriteti dhe profesionalizimi të vetë magjistratëve.

“Në praktikën shqiptare ky parim është vënë shpesh në provë. Magjistratët janë ekspozuar jo rrallë herë ndaj ndërhyrjeve të drejtpërdrejta apo të tërthorta, të cilat janë manifestuar nëpërmjet intimidimeve personale, presioneve mediatike, diskurseve të polarizuara politike, përdorimit të retorikës politike për të ndikuar perceptimin dhe vendimmarrjen gjyqësore, konfliktit të interesit, apo vendimmarrjeve të centralizuara administrative, të mbështetura jo gjithmonë në kritere apo procedura të qarta ligjore. Adresimi i kësaj problematike kërkon ndërtimin e një kulture institucionale të mbrojtjes së pavarësisë së magjistratëve, ngritjen e mekanizmave mbikëqyrës dhe llogaridhënës të pavarur, si  dhe vendosjen e standardeve të qarta mbi deontologjinë politike, në raport me marrëdhëniet e saj me pushtetin gjyqësor….Rrjedhoja më e rëndësishme e parimit të pavarësisë së magjistratëve është mos përgjegjësia për vendimet që japin, sipas bindjes së tyre mbështetur në ligj. Në gjykimin e një çështjeje, ata marrin vendime mbështetur në ligj dhe sipas bindjes së tyre të brendshme. Por pavarësia funksionale dhe personale nuk  nënkupton imunitetin apo mungesën e kontrollit. Prandaj, pasoja e pushtetit dhe besimi që shoqëria i jep magjistratëve është e tillë, që duhet të ketë disa mënyra për t’i mbajtur përgjegjës. Çdo përpjekje për të mbrojtur pavarësinë e pushtetit  gjyqësor nuk është legjitime, nëse nuk shoqërohet me reagim mbi formën, thelbin dhe kufijtë e ushtrimit të sistemit llogaridhënës të magjistratëve, pasi pa rregulla të qarta për kontrollin e pushtetit gjyqësor, rrezikojmë t’i shndërrojmë magjistratët në një sovran të heshtur. Pra rritja e kompetencës dhe pavarësisë së magjistratëve duhet të shoqërohet me një sistem llogaridhënës efektiv.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë tha zoti Metani përfaqëson mekanizmin themelor, që lidh pavarësinë e magjistratit me sistemin llogaridhënës dhe përgjegjësinë publike të tyre.

“Sfida më e madhe sot e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është të ruajë pavarësinë e tij institucionale, si dhe të jetë një kontribuues i rëndësishëm në garantimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, në një mjedis ku ndikimi apo ndërhyrjet e drejtpërdrejta ose të tërthorta ndaj pushtetit gjyqësor nuk janë të panjohura. Për të mos u shndërruar në një mjet presioni ndaj magjistratëve dhe pushtetit gjyqësor, ILD po përpiqet të zbatojë standardet më të larta të procesit të rregullt ligjor, të sigurojë transparencë në procedurat e zhvilluara nga ana e tij, si  dhe të dëshmojë integritet në çdo vendimmarrje. Këtë mekanizëm llogaridhënës, ILD po përpiqet të konceptojë dhe të aplikojë në mënyrë institucionale, të drejtë dhe të qëndrueshme, si forma më e lartë e përgjegjshmërisë publike të magjistratëve. Roli i ILD-së nuk duhet parë thjesht në dimensionin ndëshkues disiplinor, por në një prizëm më të gjerë edukues dhe parandalues, në funksion të krijimit të një kulture të lartë etike dhe profesionale në pushtetin gjyqësor. Në këtë mënyrë, ky institucion po angazhohet të shndërrohet në një mbështetës të vërtetë të parimeve të shtetit të së drejtës, duke ruajtur ekuilibrin e ndjeshëm mes llogaridhënies dhe pavarësisë të pushtetit gjyqësor”.

Duke e parë pavarësinë dhe llogaridhënien si një dualitet organik, që ndihmon në konsolidimin e shtetit të së drejtës, zoti Metani vërejti se duhet reflektuar për ndërtimin e një drejtësie që t’i garantojë të dyja, ndërsa dhënia e drejtësisë duhet të jetë një shërbim publik.

“Sot më shumë se kurrë, drejtësia në Shqipëri ka nevojë për magjistratë dhe profesionistë me integritet të lartë moral, të ndërgjegjshëm për rolin e tyre kushtetues dhe të përkushtuar ndaj drejtësisë, si një shërbim publik, duke i ruajtur të pastra interesat e saj. Ka nevojë për magjistratë që besojnë realisht, jo vetëm në vlerat shoqërore, por edhe në misionin e tyre personal për të shërbyer në sistemin e drejtësisë. E lidhur natyrshëm kjo edhe me forcimin e mëtejshëm të përgjegjshmërisë dhe të përgjegjësisë. Të gjithë ne, si pjesëtarë të sistemit të drejtësisë, kemi detyrën që përmes praktikës sonë, sjelljes institucionale dhe kulturës profesionale, të dëshmojmë se pavarësia nuk është privilegj personal i magjistratëve, por një mjet në shërbim të qytetarit dhe se llogaridhënia nuk është kufizim apo cenim i pavarësisë së pushtetit gjyqësor, por një mekanizëm për ta ushtruar këtë pavarësi me përgjegjësi. Në të njëjtën kohë, çmoj se është po kaq i rëndësishëm respektimi i funksionimit të mekanizmit kushtetues të kësaj balance të rëndësishme, si një mjet, ndoshta i vetmi, për rizgjimin e sistemit gjyqësor”.



Ju sugjerojmë

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
Aktualitet

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

2 Shtator, 2025 11:33 pm
“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
Bota

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

2 Shtator, 2025 11:17 pm
Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
Bota

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

2 Shtator, 2025 10:06 pm
Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Bota

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

2 Shtator, 2025 9:16 pm
Rama në Fier: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

2 Shtator, 2025 8:12 pm
“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë
Bota

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë

2 Shtator, 2025 7:31 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

2 Shtator, 2025 6:51 pm
Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën
Bota

Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën

2 Shtator, 2025 6:46 pm
Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë
Bota

Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë

2 Shtator, 2025 6:16 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Para
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
















TE FUNDIT

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
2 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u...

Lexo më shumë

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
2 Shtator, 2025

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen...

Lexo më shumë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
2 Shtator, 2025

Skocia pritet të mbetet për të shtatin vit radhazi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga droga në...

Lexo më shumë

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
2 Shtator, 2025

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shtua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com