Politikë

Meta:Më 25 Prill shqiptarët do tregojnë që s’janë popull që nuk ju ngrefet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:30 - 30/10/20 |
Opi Nion

Në studion e emisionit “Zonë e lirë” Presidenti Ilir Meta është shfaqur jo pak ekspresiv, e madje edhe shpërthyes veçanërisht në momentet kur ka folur lidhur me përplasjet  me Kryeministrin Rama

Duke folur mbi situatën politike në vend, Meta kujtoi 2 Marsin dhe shpërndarjen e parlamentit.

Gjithashtu duke folur për zgjedhjet e 25 Prillit, Presidenti tha se populli do të vendosi sovranitetin dhe do të tregojë se nuk është popull kavje.

Meta: Nuk dal dot në rrugë se më thonë shpërndaje.

Çani: Më vijnë mesazhe më thonë ky duhet të jetë lideri i opozitës.

Meta: Unë sot jam lideri i Shqipërisë jo i opozitës. S’më intereson të jem lideri i opozitës.

Curri: Nëse njerëzit nuk do motivohen të reagojnë fizikisht dhe shpirtërisht, pasi kodi e bën luftën jo të barabartë, nuk ka zgjidhje tjetër veçse një reagim të fuqishëm.

Meta: Populli shqiptar në 25 prill do shkojë me muzikën e Avzi Nelës të votojë. Do vendosin sovranitetin dhe do tregojnë që s’janë popull kavje, që nuk iu ngrefet siç thotë ai, e keni dëgjuar se çfarë ka thënë.

 

Pas