Aktualitet

Meta: Zogu i Tiranës lëshoi shpifje të ulëta ndaj Presidentit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:18 - 09/04/22 |
Opi Nion

Sikurse kishte paralajmëruar ka dalë në një konferencë për mediat Presidenti, Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit e cilësoi Veliajn si “zogu i Tiranës” që sipas tij lëshoi sot shpifje të uëlta ndaj Presidentit.

“Organizata e Inceneratorëve nxorri zogun e Tiranës , i cili leshoi sot shpifje të ulta ndaj Presidentit, me nje fjalor banal, njësoj si një kone rrugësh që i lidhin kanaçe në qafe për të bërë zhurmë. Për fat te keq ai vazhdon të nxjerrë nga goja ato që i fusin”, tha Meta.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, njëherësh drejtuesi politik i qarkut për PS ka komentuar gjatë një interviste televizive çështjen e zgjedhjes së presidentit. Veliaj foli për karakteristikat që duhet të ketë kreu i ri i shtetit. Pa kursyer sulmet ndaj Ilir Metës, Veliaj tha se president mund të jetë çdo burrë ose grua që luan nje rol përbashkues në vend dhe jo si Presidenti aktual.

“Në qoftë se Ilir Meta kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke i shpallur luftë Amerikës, na duhet dikush që i shëron këto plagë dhe ne të sillemi si një shtet serioz. Ne nuk mund të jemi aleat kryesorë në nivel kryeministri dhe pastaj, armiq në nivel presidenti” , tha Veliaj./Opinion.al

 

Pas