Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta zbulon e-mailin që vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjeve: Ju japim 24 orë që…

2022/09/02 at 8:45 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkarkimi i Nanos, Meta: Kokë turku, bandat janë të lidhura me Ramën dhe ministrat

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar e-mailin anonim që ka mbërritur në Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit, i cili akuzonte ish-Presidentin se ka qenë pjesë e ish-sigurimit të shtetit.

Ishte vetë Meta ai që bëri publike e-mailin në emisionin “Open”, ku thuhet se një dorë e ‘mistershme’ ka shpëtuar nga djegia dosjen për ta demaskuar këtë turp të Shqipërisë”.

Në e-mail Meta cilësohet si  ‘spiuni i dhjetorit” që pajisej nga Sigurimi i Shtetit me përgjues në trup për të marrë në qafë shokët e tij.

Ndërsa në përfundim thuhet se Ilir Meta tashmë është larguar nga Presidenca dhe nuk mund të bllokojë më të vërtetën, ndaj theksohej se i jepte 24 orë Autoritetit të Dosjeve të tregonte gjithçka.

E-mail i plotë

Ëashington DC 24 korrik 2022

I nderuar Autoritet i Dosjeve! Denoncojmë se kemi dijeni se dosja e sigurimit të xhambazi Ilir Rexhep META nuk është zhdukur e gjitha. Me ndihmën e Sali Ram BERISHËS (i cili zhduku me bekimin e Ramiz ALISË dosjen e gruas së tij serbe) dhjetoristi i infiltruar Ilir META zhduku dosjen e tij. Këtë, ti Autoritet i nderuar mund ta vërtetosh, nëse nuk je komplet i kapur nga Katovica dhe nga paratë e zeza të Ilir Floririt.

Ne dimë që ky kameleon i të gjitha kohërave dhe zullumeve ia ka marrë Edvin Kristaq Ramës në marrëveshjen e koalicionit, kompetencën për zgjedhjet e Autoritetit të Dosjeve. Mbase Edvini e ka ditur nga amerikanët faktin e dosjes së zhdukur me kohë prandaj nuk e ka çarë kokën…(po amerikanët askujt nuk ia thonë të tëra dhe kush s’di këtë s’di nga lidhet gomari i politikës).

Vetëm për të kontrolluar ty i nderuar Autoritet, Like Floriri kishte infiltruar në grupin e deputetëve të Rilindjes shokun Spartak Braho, dora e zezë e hetuesisë komuniste që çoi në botën tjetër Dritan Priftin. Megjithëse e kishte zhdukur dosjen, Iliri donte të kishte kontroll të plotë mbi çdo lëvizje brenda Autoritetit. Ky është një fenomen i njohur në botën e krimit. Krimineli nuk e harron kurrë vendin e krimit.

Po ja që një dorë e “mistershme” paska shpëtuar nga djegia e dosjes atë që duhet për ta demaskuar përgjithmonë këtë turp të Shqipërisë. Nuk u duhet të mundoheni shumë i nderuar Autoritet!

Mjafton të drejtoheni në raftin e duhur ku keni të shkretin Filip Talo, viktima e shokut të shkollës Ilir Meta! Aty do të gjeni si studenti i Ekonomikut, spiuni i dhjetorit, Ilir Meta pajisej nga Sigurimi i Shtetit me përgjues në trup për të marrë në qafë shokët e tij.

Ne ju japim vetëm 24 orë për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur Dinjitetin e Autoritetit të Dosjeve!
Tregojani shqiptarëve të vërtetën mbi kryexhambazin Ilir Rexhep Meta ose do të turpëroheni botërisht. Tani që iku nga Presidenca nuk ju bllokon dot me ndonjë nga ato makinacionet e tij prej sigurimsi të rrahur me vajin e korrupsionit dhe me uthullën e krimit.

Nëse pastaj ti Autoritet je i kapur për fyti nga Like Floriri siç u kap Shqipëria 30 vjet, shqiptarët do të gjykojnë vetë kur ne të bëjmë punën që ligji e kërkon nga juve. Në pritje. Numërimi filloi.

VF-LP (Vdekje Fashizmit – Liri Popullit).

Ju sugjerojmë

Shëndeti mendor në Shqipëri po përkeqësohet, mjekët…
Aktualitet

Librazhd/Në kushte depresioni, 33-vjeçari konsumon pesticide

4 Korrik, 2025 12:29 pm
Rama ”ngre në këmbë” edhe ministrat, ndan detyrat për kryeqytetin. Në fokus…
Aktualitet

Rama ”ngre në këmbë” edhe ministrat, ndan detyrat për kryeqytetin. Në fokus…

4 Korrik, 2025 12:20 pm
VIDEO/”S’je robot, o shok”!Ja si e uroi Akademia Politike e PS kryeministrin Rama
Aktualitet

VIDEO/”S’je robot, o shok”!Ja si e uroi Akademia Politike e PS kryeministrin Rama

4 Korrik, 2025 12:14 pm
Iu bindën “ultimatumit” të Ramës/21 drejtorët në Bashkinë Vlorë që dhanë dorëheqjen
Aktualitet

Iu bindën “ultimatumit” të Ramës/21 drejtorët në Bashkinë Vlorë që dhanë dorëheqjen

4 Korrik, 2025 11:52 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret, MM: Gjatë 24 orëve të fundit 21 vatra, 4 janë ende aktive

4 Korrik, 2025 11:48 am
Atentati ndaj Arjan Ndojës/Alibej:Do ta ekzekutonin me snajper, Plarent Dervishaj…
Kronikë

Atentati ndaj Arjan Ndojës/Alibej:Do ta ekzekutonin me snajper, Plarent Dervishaj…

4 Korrik, 2025 11:41 am
Dita e Pavarësisë së SHBA/Ambasada amerikane uron me fjalët e Trump: Me një fletë…
Aktualitet

Dita e Pavarësisë së SHBA/Ambasada amerikane uron me fjalët e Trump: Me një fletë…

4 Korrik, 2025 11:31 am
Ndryshimet në Polici/ Gara për kreun në 5 komisariate në vend, zbardhet lista
Aktualitet

Ndryshimet në Polici/ Gara për kreun në 5 komisariate në vend, zbardhet lista

4 Korrik, 2025 11:27 am
(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 21 persona mbetën të plagosur
Bota

(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 21 persona mbetën të plagosur

4 Korrik, 2025 11:18 am
Pas vizitës ‘blic’ të Ramës, nisin largimet në bashkinë Vlorë
Aktualitet

Pas vizitës ‘blic’ të Ramës, nisin largimet në bashkinë Vlorë

4 Korrik, 2025 11:03 am
Para
Video/I drejtoi armën në fytyrë zëvendëspresidentes së Argjentinës,arrestohet autori

Video/I drejtoi armën në fytyrë zëvendëspresidentes së Argjentinës,arrestohet autori

1914/“Ja si rimëkëmbet Shqipëria”, deklaratat e Turhan Pashës për “La Tribuna”

1914/“Ja si rimëkëmbet Shqipëria”, deklaratat e Turhan Pashës për “La Tribuna”

Premtonte viza drejt Britanisë,i vihen prangat 32-vjeçares.Përfitoi mbi 16 mijë euro

Premtonte viza drejt Britanisë,i vihen prangat 32-vjeçares.Përfitoi mbi 16 mijë euro

TE FUNDIT

Librazhd/Në kushte depresioni, 33-vjeçari konsumon pesticide

Shëndeti mendor në Shqipëri po përkeqësohet, mjekët…
4 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Librazhd, ku një 33-vjeçar ka konsumuar pesticide në kushte depresioni....

Lexo më shumë

Rama ”ngre në këmbë” edhe ministrat, ndan detyrat për kryeqytetin. Në fokus…

Rama ”ngre në këmbë” edhe ministrat, ndan detyrat për kryeqytetin. Në fokus…
4 Korrik, 2025

Në mbledhjen një orë në selinë rozë, kryeministri Edi Rama ka ndarë detyrat për kryeqytetin. Puna në bashkinë Tiranë do...

Lexo më shumë

VIDEO/”S’je robot, o shok”!Ja si e uroi Akademia Politike e PS kryeministrin Rama

VIDEO/”S’je robot, o shok”!Ja si e uroi Akademia Politike e PS kryeministrin Rama
4 Korrik, 2025

Në ditën e 61-vjetorit të lindjes së Kryeministrit Edi Rama, Akademia Politike e Partisë Socialiste ka zgjedhur ta urojë në...

Lexo më shumë

Iu bindën “ultimatumit” të Ramës/21 drejtorët në Bashkinë Vlorë që dhanë dorëheqjen

Iu bindën “ultimatumit” të Ramës/21 drejtorët në Bashkinë Vlorë që dhanë dorëheqjen
4 Korrik, 2025

Sot, 4 korrik, kanë nisur largimet në bashkinë Vlorë. Janë plot 21 drejtorë në këtë bashki që pas kërkesës e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com