Aktualitet

Meta: Vendimet e rëndësishme të qeverisë merren në fshehtësi dhe errësirë të plotë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:25 - 28/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të së Drejtës për Informim tha se vendimmarrjet e rëndësishme të qeverisë, që lidhen me interesin publik merren në fshehtësi të plotë në funksion të interesave korruptive të saj.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta shkruan se propaganda autokratike nuk mund të cënojë të drejtën kushtetuese për informim dhe askush nuk mund t’i shpëtojë detyrimit për të qenë transparent dhe llogaridhënës.

“28 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e Të Drejtës për Informim thekson rëndësinë jetike për demokracinë, të së drejtës së qytetarëve për t’u informuar dhe detyrimit të Qeverisë dhe çdo institucioni për të qenë transparent dhe llogaridhënës.

Për fat të keq, në Shqipëri vendimmarrjet e rëndësishme të Qeverisë, që lidhen me interesin publik merren në fshehtësi dhe errësirë të plotë në funksion të interesave korruptive të saj, ashtu siç ajo bëri me inceneratorët, koncensionet dhe tenderat sekretë.

Propaganda autokratike nuk mund të cënojë të drejtën kushtetuese për informim dhe askush nuk mund t’i shpëtojë detyrimit për të qenë transparent dhe llogaridhënës”, shkruan Meta./Opinion.al

 

Pas