Te Fundit

Meta: Vdekshmëria e lartë nga Covid në Shqipëri, alarmante


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:06 - 22/10/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar alarmant faktin që sipas FMN-së Shqipëria është vendi me vdekshmëri më të lartë në Europë.  Përmes një statusi në Facebook Meta bën thirrje që të shihen të gjitha protokollet dhe masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë.

“Renditja e Shqipërisë si vendi me vdekshmëri më të lartë në Europë nga COVID-19 sipas FMN, është një fakt alarmant, që duhet të merret shumë seriozisht, për më tepër që vendi ynë është ende me moshë mesatare më të re të popullatës krahasuar me vendet e tjera të BE. I bëj thirrje, Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve të analizojnë me përgjegjësi këto të dhëna, si të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet, masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë, në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët.

Duhen zbuluar dhe eliminuar pikat e dobëta dhe duhet ndërhyrë urgjentisht për të parandaluar këtë shkallë të lartë të humbjeve të jetëve. Jemi ende në valën e pandemisë dhe ndërhyrjet përmirësuese dhe korrigjuese të masave antiCovid duhet të ndërmerren sa më pare”, shkruan Meta./Opinion.al

 

 

 

Pas