Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta uron Pavarësinë dhe kërkon rritjen e perzencës së SHBA në Shqipëri e rajon

2018/07/04 at 9:33 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta uron Pavarësinë dhe kërkon rritjen e perzencës së SHBA në Shqipëri e rajon

Presidenti, Ilir Meta, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të SHBA-ve Donald Trump me rastin e 242-vjetorit të Ditës së Pavarësisë.

Në urimin e tij, kreu i shtetit teksa falenderon homologun amerikan për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë,  thekson rëndësinë që ka rritja e prezencës së ShBA-ve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si faktor kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë.

“Ne jemi të gatshëm për forcimin e mëtejshëm të Partneritetit dypalësh Strategjik në fushën e Sigurisë dhe në NATO, dhe besoj se nën drejtimin Tuaj ne do ti forcojmë këto lidhje dhe zgjerojmë më tej bashkëpunimin, në dobi të lirisë dhe begatisë së vendeve tona, dhe më gjerë.

Shqipëria do të qëndrojë në solidaritet me ShBA, dhe me modesti por vendosmërisht, do t’i bashkohet përpjekjeve Tuaja në forumet shumëpalëshe për t’i dhënë mundësi të reja paqes në botë” nënvizon Meta.

Mesazhi i plotë i urimit

I nderuar Zoti President,

Me rastin e 242-vjetorit të Ditës së Pavarësisë, dëshiroj t’Ju përcjell në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të sinqerta e të përzemërta. Në këtë festë kuptimplotë ju dëshirojmë Juve personalisht dhe të gjithë amerikanëve kudo që ndodhen, suksese, paqe dhe begati.

Çdo shqiptar beson fort në aleancën solide që qëndron mes dy vendeve tona, bazuar mbi themelet historike të bashkëpunimit dhe miqësisë së vërtetë. Si President i vendit, Ju siguroj për angazhimin e palëkundur në forcimin e këtij partneriteti bazuar mbi parimet e përbashkëta që mbajnë të lidhura fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërinë.

Duke ju falënderuar, Zoti President, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tim, dua të theksoj rëndësinë që ka rritja e prezencës së ShBA-ve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si faktor kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë.

Ne jemi të gatshëm për forcimin e mëtejshëm të Partneritetit dypalësh Strategjik në fushën e Sigurisë dhe në NATO, dhe besoj se nën drejtimin Tuaj ne do ti forcojmë këto lidhje dhe zgjerojmë më tej bashkëpunimin, në dobi të lirisë dhe begatisë së vendeve tona, dhe më gjerë.

Shqipëria do të qëndrojë në solidaritet me ShBA, dhe me modesti por vendosmërisht, do t’i bashkohet përpjekjeve Tuaja në forumet shumëpalëshe për t’i dhënë mundësi të reja paqes në botë.

Me kënaqësi të veçantë, dua të uroj nëpërmjet Jush, komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton në ShBA, të cilët përfaqësojnë një nyje historike të shkëlqyer dhe na lidhin drejt një të ardhmeje më premtuese për kombet tona.

Urime edhe një herë në Ditën e Pavarësisë së ShBA dhe përshëndetjet më të mira për Ju, familjen Tuaj dhe popullin e madh amerikan. Lutem pranoni, Zoti President, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.

Ilir Meta

Etiketa: kerkon rritjen e prezences se SHBA-semeta uron pavaresineshqiperi dhe rajon

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
Para
Pas eleminimit të Zvicrës, trajneri anglez sulmon ashpër Xherdan Shaqirin: Je një turp

Pas eleminimit të Zvicrës, trajneri anglez sulmon ashpër Xherdan Shaqirin: Je një turp

Të konsumosh akullore në mëngjes qenka shumë e mirë për trurin, zbulojeni pse

Të konsumosh akullore në mëngjes qenka shumë e mirë për trurin, zbulojeni pse

Video/ Denoncimi: Breshëri dhe flakë në Tiranë, Shqipëria me 52 grupe kriminale

Berisha: Shihni se çfarë bën Noriega në Shkodër

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com