Sociale

Meta uron Kadarenë për 84-vjetorin e lindjes: Datë e shënuar për kombin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:58 - 28/01/20 |
el ida

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar shkrimtarin, Ismail Kadare, për 84-vjetorin e lindjes.

Duke e cilësuar si gjeniun e letrave dhe të mendimit shqiptar, kreu i shtetit i uron Kadaresë shëndet e jetë të gjatë dhe suksese të reja në krijimtarinë e tij të ndritur.

“Gjeniu i letrave dhe i mendimit shqiptar, simboli i vokacionit tonë perëndimor, Ismail Kadare, kolosi krijues me përmasa botërore, që na bën krenar të gjithëve, feston sot 84-vjetorin e lindjes.

Në këtë datë të shënuar, jo vetëm për të dhe familjen e dashur Kadare, por për mbarë kombin shqiptar, i shpreh shkrimtarin tonë Ismail Kadare, urimet më të përzemërta, shëndet e jetë të gjatë dhe suksese të reja në krijimtarinë e tij të ndritur.”, shkruan Meta në Facebook./Opinion.al

 

Pas