Aktualitet

Meta uron Berishën për ditëlindje, ja çfarë i shkruan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:08 - 15/10/20 |
Al Do

Ish-kryeministri Sali Berisha, feston sot 76-vjetorin e tij.

Në një postim në Facebook, ai i shpreh mirënjohje Zotit, familjes së miqve të tij.

Mirenjohje te pakufishme Zotit, familjes dhe te gjithe atyre qe me dashurine, miqesine, besimin dhe mbeshtetjen kane qene dhe jane eleksiri i udhetimit tim jashte imagjinate 76 vjeçar. Zoti ju bekofte!”, shkruan Berisha.

Por mes urimeve që ish-kryeministri Berisha ka marrë, spikat edhe ai i presidentit Ilir Meta.

Nëpërmjet “Facebook”, presidenti Meta e ka uruar publikisht Berishën.

Dy urime për Doktorin: Pranvera pa fund! Malet tona më të larta!”, shkruan Meta.

Presidenti nuk i ka përdorur pa qëllim pranverat dhe malet në urimin e tij për ish-kryeministrin Berisha pasi ato kanë qenë edhe motoja e tij në retorikën e përdorur gjatë replikave me kryeministrin Rama.

Pavarësisht përplasjeve në politikë, kujtojmë se çifti Meta – Kryemadhi, kanë shprehur hapur vlerësimet dhe qëndrimet e tyre për ish-kryeministrin Berisha. /Opinion.al

Pas