Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta: Tronditja e shtetit ligjor mbetet sfidë madhore

2020/04/24 at 9:06 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta: Kemi një problem të madh, nuk po gjejmë dot aktin me të cilin…

Debati për ndryshimet e Kodit Penal të miratuara në Kuvend dhe të dekretuara nga Presidenti ka ngritur pikëpyetjet e një marrëveshjeje të re mes këtij të fundit dhe kryeministrit Rama. Për disa, ndryshimet e bëra në Kod ishin jo kushtetuese dhe ata akuzuar presidenti për një qëndrim jo koherent duke iu referuar aksionit të tij politik që nga zgjedhjet e qershorit të kaluar e që kulmoi me tubimin e 2 marsit.


Presidenti e justifikoi dekretimin e propozimeve të qeverisë duke thënë se ato ishin të nevojshme në një kohë të tillë të jashtëzakonshme dhe se kishte një boshllëk në legjislacionin shqiptar sa i përket gjendjes së epidemisë dhe karantinimit të popullsisë. Ai shton se në këtë proces janë marrë parasysh edhe rekomandimet e tij të cilat u votuan gjithashtu në Kuvend. Këto arsye Presidenti Meta i shpalos edhe në një përgjigje për gazetarin Fatos Lubonja i cili në një shkrim ishte treguar skeptik lidhur me juristët e presidentit.

Megjithatë në përgjigjen e Presidentit Meta ajo që bie në sy është se ai cilëson një nga sfidat madhore që kërkon përgjigje në Shqipëri është tronditja e shtetit ligjor duke i dhënë kështu një përgjigje sa i takon qëndrimit të tij në lidhje me qeverinë.

“Ndajmë të njëjtat dyshime e shqetesime të forta me Lubonjën për tronditjen e shtetit ligjor në Shqipëri, si një sfidë madhore që kërkon përgjigje”, shkruan Meta.

Përgjigjia e plotë e Presidentit Ilir Meta

Meqënëse z.Fatos Lubonja sot ka bërë disa pyetje për juristët e Presidentit të Republikës, preferoj t’i përgjigjem drejtpërdrejt në respekt të kontributeve të Tij të spikatura prej dekadash në mbrojtje të demokracisë dhe interesit publik.

Ndryshimet e detyruara të Kodit Penal për pandeminë, ishin një reflektim ligjor ndaj një të papriture, që surprizoi e tronditi globin në çdo pikëpamje.

Realiteti pozitiv është që ndryshimet e bëra janë të një standardi të njëjtë me legjislacionet më të mira demokratike. Ngjashmëria me Danimarkën është shteruese, qoftë për garancinë juridike, ashtu edhe për proporcionalitetin dhe ky është lajm i mirë për këdo.

Por edhe dyshimi beninj i Lubonjës është i natyrshëm dhe i motivuar. Ky dyshim lidhet qartë me zbatimin e drejtë dhe korrekt të legjislacionit, që do të thotë në esencë funksionim i shtetit ligjor.

Ndajmë të njëjtat dyshime e shqetesime të forta me Lubonjën për tronditjen e shtetit ligjor në Shqipëri, si një sfidë madhore që kërkon përgjigje.

Në këtë situatë, më mirë të kemi një legjislacion sa më solid, të qartë dhe garantues të parimeve të sigurisë juridike dhe proporcionalitetit sipas Kodit Penal të Danimarkës, sesa të kemi një boshllëk ligjor që mbushet vetëm me abuzivizëm dhe arbitraritet apo më keq se sa të kishim ndryshime jashtë çdo standardi demokratik që cënonin të drejtat e qytetarëve tane duke i ekspozuar ndaj abuzivizmit dhe represionit. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

4 Tetor, 2025 8:03 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

4 Tetor, 2025 6:18 pm
Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet
Aktualitet

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

4 Tetor, 2025 5:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Dhunuan punonjësin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

4 Tetor, 2025 5:13 pm
E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
Aktualitet

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

4 Tetor, 2025 5:03 pm
Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët
Politikë

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët

4 Tetor, 2025 4:25 pm
Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

4 Tetor, 2025 3:58 pm
Para
‘Furnizuesit’ me infermirë të botës tani duken të gjunjëzuar nga COVID-19

'Furnizuesit' me infermirë të botës tani duken të gjunjëzuar nga COVID-19

Deputeti Italian:Nuk janë 25 mijë viktima, vdiqën nga infarkti dhe kanceri

Deputeti Italian:Nuk janë 25 mijë viktima, vdiqën nga infarkti dhe kanceri

Ëndrra të këqija,stres. Si po ndikon ‘Zoom’ tek ata që punojnë nga shtëpia

Ëndrra të këqija,stres. Si po ndikon 'Zoom’ tek ata që punojnë nga shtëpia
















TE FUNDIT

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
4 Tetor, 2025

Në qytetin e Sarandës është regjistruar një shpërthim  i fortë me tritol. Nga të dhënat e para raportohet se një...

Lexo më shumë

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
4 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte udhëzuar ekipin negociator izraelit, të udhëhequr nga Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer,...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
4 Tetor, 2025

Në selinë e Partisë Demokratike, dega Vlorë, nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
4 Tetor, 2025

Pasi fillimisht e përshëndeti njoftimin e HAMAS për pranimin e pikave kyçe të planit të Trump për Gazën, përfshirë lirimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com