Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së përbashkët, në Kosovë me homologen e tij Vjosa Osmanin, u shpreh se pas përfundimit të karrierës politike, në një ditë të largët do të bëjë në mënyrë vullnetare guidën turistike për Prevallën dhe Brezovicën.
Ai tha se këtë punë e bën shumë mirë dhe se për këtë mund të dëshmojnë dhe përfaqsuesit e Forcave të Sigurisë së Kosovës.
“Për mua nuk ka patur rëndësi me kë takohem në Kosovë, por Kosova. Pas kësaj vizite dhe punëve të tjera që nis në Shqipëri, mezi pres disa ditë të ripërtërihem dhe në Prevallë. Shpresoj që një ditë, por kjo do të jetë e largët, të bëj vullnetar guidën e Prevallës e Brezovicës. Atë punë di ta bëj shumë mirë. Për këtë janë dëshmitarë dhe përfaqësues të Forcave të Sigurisë së Kosovës”, tha Meta.