Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas takimit me kreun e opozitës Lulzim Basha.
“Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, shkruan Meta në Facebook.
Takimi mes tyre nisi në orën 9:00 dhe zgjati rreth 25 minuta. Meta ka shkuar në Presidencë që në orën 5 të mëngjesit, pas ftesës së bërë dhe për kryeministrin Edi Rama, i cili e refuzoi pasi tha se kishte punë dhe ishte i zënë me fushatën./ Opinion.al