Kryesore

Meta tregon 3 drejtimet e partisë:Revolucion anti-korrupsion dhe qeverisja e vendit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:42 - 27/07/22 |
Opi Nion

Ish-presidenti, Ilir Meta që prej dy ditësh drejton Partinë e Lirisë tha se duhet të punojnë në 3 drejtime.

Gjatë një mbledhje të zhvilluar nga struktura e përkohshme që drejton partinë, Komiteti Organizativ, ai tha se do të punojnë për revolucionin anti-korrupsion, zgjerimin e partisë dhe përgatitjen për qeverisjen e vendit.

Edhe kur situate ishte e paduruar. Ilir Meta nuk vë baste. Ilir Meta bën betim, bëri betimin në Kushtetutë? Tani ju e dini që nuk ju duroj. Edhe afati 5-vjeçar është. E kam mbrojtur Presidencën. Ka shumë halldupër dhe stomakprishur që mendojnë që po nuk dhe tendera dhe konçensione nuk ke pushtet. Të gjithë kundër i pati. Edhe ju për fat të keq, pasi i dhatë besën Lulushit duke djegur mandatet. Deri kur e bëri mandatin Ilir Meta? Bëra dhe shqiponjën në shenjë respekti. Në partinë e re të Lirisë kemi përsëri Shqiponjën. Jemi popuj luanësh, nuk jemi popuj lepujsh që të na nëpërkëmbin shërbëtoirët e dushmanëve. Nga sot ju bëj të ditur që do punojmë në tre drejtime.

1.Revolucioni anti-korrupsion

2.Zgjerimi i Partisë dhe

3.Përgatitaja për qeverisje të vendit”,-tha Meta./Opinion.al

Pas