Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta thirrje sindikatave: Për një frymë dhe model të ri politik

2019/09/18 at 5:49 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta thirrje sindikatave: Për një frymë dhe model të ri politik

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur sot Kongresin e 7-të të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, të mbajtur në Tiranë.

Në mesazhin e tij Meta ka shprehur mbështetjen e tij për sindikatave dhe ka theksuar se roli i tyre duhet të vijë në rritje.

“Koha kërkon prej jush dhe gjithë shoqërisë civile krijimin e një sjellje të re, e një raporti të ri me pushtetin në dobi të punonjësve, e një reagimi të fuqishëm ndaj politikave sunduese si dhe një marrëdhënieve të re shoqërore në tregun e punës.

Betejat e mëdha kërkojnë edhe solidaritet të fuqishëm” shkruan Presidenti.

Gjatë konferencës ka qenë e pranishme edhe Sekretarja e Përgjithshme të Konfederatës Botërore të Sindikatave, Znj. Sharran Burrow, prezencën e së cilës Meta e quan inkurajuese “në luftën” e sindikatave “kundër oligarkëve që kanë ngulur kthetrat në ekonominë e vendit”.

Në të njëjtën frymë të deklaratave të kohëve të fundit Meta ka vënë në dukje dobësimin e sistemit demokratike në vend dhe ka nënvizuar gjendjen e rëndë socio-ekonomike.

“Vlerat e demokracisë po shemben para syve tanë. Në Shqipëri po instalohet një politikë dhe ekonomi larg interesave të qytetarëve dhe jashtë kontrollit të tyre. Mungojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, shtypen sindikatat dhe zëri i tyre.

Kapen dhe bllokohen organizatat e shoqërisë civile. Shtypi e media janë gjerësisht nën thundrën e censurës dhe në shërbim të shtetit propagandistik. Që të dalim nga kjo situatë duhet të pranojmë sa poshtë kemi rënë! Në atdheun tone të dashur mjerimi ka pllakosur vendin. Investimet po shterojnë dita ditës.  Borxhi publik po paralizon ekonominë. PPP –te po vrasin të sotmen, por edhe të nesërmen e financave publike.” shkruan Meta.

Meta paralajmëroi se më 22 nëntor ai do të paraqesë një platformë për nxjerrjen e vendit nga kriza. Për vite me radhë roli i sindikatave në Shqipëri ka qenë relativisht i dobët në mënyrë që ato të funksionojë si grup i fuqishëm interesi. Në reagimin e tij të sotëm shihet një qasje e re e Presdentit Meta ndaj rolit të sindikatave por vëmendje të veçantë tërheq edhe thirrja e tij për një model të ri politik.

“Në këtë situatë ne duhet të mendojmë të gjithë së bashku për një frymë dhe model të ri politik të vendit. Për një shoqëri më sociale, të drejtë e të barabartë, për një rishpërndarje më të drejtë të të mirave materiale, si dhe për iniciativa frutdhënëse në biznese e punësim” ka deklaruar Meta/ Opinion.al

Ju sugjerojmë

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Para
Bashkëpunim PD-BD? Patozi: Zgjedhjet e parakohshme objektiv opozitar

Bashkëpunim PD-BD? Patozi: Zgjedhjet e parakohshme objektiv opozitar

Shehaj për sistemin e faturave: 15 milionë euro do të shkojnë në Kroaci

Shehaj: Nuk ka dialog me Ramën pa u dënuar kriminelët në pushtet

A na bën keq të hamë para gjumit?

A na bën keq të hamë para gjumit?

TE FUNDIT

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
1 Nëntor, 2025

Faruk Fatih Özer, i arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke...

Lexo më shumë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com