Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga qelia u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në diasporë, për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta apelon që të mos humbasin mundësinë për të votuar.
“Të dashur bashkëatdhetarë në diasporë!
Regjistrimi juaj masiv derimë tani është frymëzues!
Pjesëmarrja juaj e jashtëzakonshme në takimet e opozitës është garanci për Fitoren tonë më 11 Maj!
Vetëm edhe pak orë na ndajnë nga afati përfundimtar për regjistrimin e votuesve nga jashtë!
Regjistrohuni, Regjistrohuni, Regjistrohuni tani për të votuar dhe bëhuni pjesë e Ndryshimit!
Shqipëria pret votën tuaj! Shqipëria pret Ndryshimin!”, shkruan Meta.