Presidenti Ilir Meta iu ka bërë thirrje autoriteteve të marrin masa të menjëhershme për të neutralizuar zjarrin në Priskë, të Tiranës.
Kreu i shtetit shkruan se është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave.
Në fund Meta thekson se për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!
Postimi i plotë
Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë.
U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike.
Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave.
Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!