Aktualitet

Meta: Të ulet niveli i borxhit, ndryshe do të shkaktojë krizë serioze në vend



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:38 - 28/01/22 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë këtë të premte në një konferencë për mediat ku është ndalur tek problemet në lirinë e mediave si dhe te rritja e nivelit të borxhit publik në Shqipëri.

Meta është shprehur se objektivi kryesor i politikës ekonomike duhet të jetë kthimi sa më parë i raportit të borxhit borxhi publik në rrugë rënëse përndryshe do të shkaktojë një krizë serioze në vend.

Më tej ai tha se vlera reale e borxhit në fund të vitit 2021 parashikohet që të arrijë në më shumë se 84% në rastin më të mirë.

“Kjo dalje ka të bëjë me shqetësimet e vazhdueshme gjatë këtyre viteve nga unë si president, lidhur me përkeqësimin e situatës me borxhin dhe mungesën e transparencës lidhur me llogaritjen e tij të saktë.

Objektivi kryesor i politikës ekonomike duhet të jetë kthimi sa më parë i raportit të borxhit ndaj PBB në një rrugë rënëse, përndryshe niveli i borxhit në vitet në vazhdim do shkaktojë një krizë serioze, duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e financave publike. Edhe ligji i buxhetit për 2022 nuk bëri transparent nivelin real të borxhit të 2021, si dhe një vlerësim të të gjitha risqeve dhe mbi këtë bazë marrjen e masave parandaluese për uljen e tij.

KLSH vlerëson se stoku i borxhit të raportuar për vitin 2020, që mbartet te 2021, paraqitet i nënvlerësuar. Në llogaritjen e stokut të borxhit për 2021 do duhej të paraqiteshin të gjitha borxhet e prapambetura. Vlera reale e borxhit në fund të vitit 2021 mund të llogaritet më shumë se 84% të PBB. Këtu nuk janë përfshirë detyrimet e reja, detyrimet e nënhuasë, risku në rritje i portofolit të PPP me mbështetje buxhetore, risku i normave të interesit, që vazhdon të jetë i konsiderueshëm, risku i zgjatjes së situatës pandemike.

Projektet e PPP i kanë lejuar qeverisë të ndërmarrë investime të reja klienteliste, me një rritje të menjëhershme të borxhit, por aty janë ato, për t’u paguar nga qytetarët. Angazhimet financiare do të ndikojnë në qëndrueshmërinë e financave publike, duke shtuar rreziqet fiskale. Maturimi i borxhit, raportet e borxhit të jashtëm, marrëdhëniet mes borxhit dhe të ardhurave tatimore, etj, janë tregues shumë të rëndësishëm për të vlerësuar qëndrueshmërinë e borxhit”, tha Meta./Opinion.al

 

 

Pas