Presidenti, Ilir Meta ka bërë thirrje për mbështetjen e biznesit në këto kohë të vështira për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Kreu i shtetit ka shpërndarë një artikull të ish-zv.ministres se Financave, Irena Beqiraj, në facebook, ku dhe shkruan se duhen shtuar përpjekjet për të mbështetur biznesin, për të lehtësuar kostot e mbijetesës dhe vazhdimësisë të tij në këto momente.
“Ndërsa duhet rritur efikasiteti i përpjekjeve për mbajtjen nën kontroll të pandemisë në mënyrë që të mos shkojnë dëm sakrificat e deritanishme, është e qartë se duhen shtuar në mënyrën më përfshirëse dhe pozitive përpjekjet për të mbështetur biznesin për të lehtësuar kostot e mbijetesës dhe vazhdimësisë të tij në këto momente.”, shkruan Meta.
Artikulli i ish-ministres, i titulluar “Ulni shpatat ndaj biznesit, ka vetëm një rrugëdalje: Ta ndihmoni atë”, analizon situatën ekonomike në vend dhe pasojat që mund të sjellë pandemia.
“Nuk kemi shumë zgjidhe përpara. Ajo është vetëm një, paketë mbrojtje për biznesin”, shkruan Beqiraj në fund të analizës./Opinion.al