Një mesazh iu ka drejtuar këtë të mërkurë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të rinjve. Përmes një postimi në “Facebook” teksa publikon video nga kampi veror i Partisë së Lirisë në Jalë, Meta shkruan se të rinjtë janë fuqia më e madhe për të çuar përpara demokracinë dhe për të rrëzuar diktaturën.
“Të rinjtë janë fuqia më e madhe për të çuar demokracinë përpara. Janë fuqia më e madhe për ta shembur këtë diktaturë të kalbur nga korrupsioni dhe perversiteti”, shkruan Meta.