Politikë

Meta: Të mos e ndalim luftën ndaj shfaqjeve të sotme të autoritarizmit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:37 - 23/08/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në kuadër të Ditës Europiane, ka përkujtuar ditën e sotme viktimat e regjimeve totalitare dhe autoritare.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se duhet të nderojmë me përulje viktimat që humben jetën në emër të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.

Më tej Meta shtoi se kjo ditë kujtese, homazhi që na thërret për lirinë, të frymëzojë angazhimin tonë të përbashkët në luftën ndaj shfaqjeve të sotme të autoritarizmit.

“Në Ditën Europiane të përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare nderojmë sot me respekt dhe përulje jetët e pafajshme të martirizuara në emër të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.

Nderojmë gjithashtu dhembjet dhe sakrificat e mijëra të burgosurve, të të mbijetuarve në kampet e vdekjes, si dhe të familjeve të persekutuara dhe të internuara padrejtësisht, simbole të përhershme rezistence dhe qëndrese ndaj së keqes.

Kjo ditë kujtese, homazhi por edhe aktualiteti që na thërret për Lirinë, të frymëzojë angazhimin tonë të përbashkët dhe të pandalshëm për të mos e ndalur luftën ndaj shfaqjeve të sotme të autoritarizmit, në mbrojtje të demokracisë, lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor”, shkruan Meta./Opinion.al

 

Pas