Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta: Të mbrojmë të ardhmen, po synohet instalimi i një junte policore

2020/02/21 at 9:10 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kaosi për Gjykatën Kushtetuese, Meta: Ardian Dvorani bën lojëra mafioze

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë një tjetër thirrje qytetarëve shqiptarë për tu bashkuar me të më 2 mars në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ai ka bërë akuza të forta me anë të një statusi në Facebook, ku shkruan se ekzistenca e shtetit tonë rrezikohet nga një “organizatë mafioze në pushtet, celulë lokale e një organizate ndërkombëtare që lakmon territorin tonë”.

“Kjo është një organizatë mjaft e strukturuar, me një program të qartë të instalimit të një regjimi satrap që dhunon çdo ditë të drejtat e shqiptarëve dhe që përmes kapjes mafioze të Gjykatës Kushtetuese synon t’i asgjesojë të drejtat demokratike dhe legjitime të tyre përgjithmonë duke i vendosur vetëm përballë dy zgjedhjeve: nënshtrimit pa kushte ose shpopullimit”, shkruan Meta.

Ai fton qytetarët që të luftojnë për mbrojtjen e së ardhmes për të ndaluar “instalimin e një junte policore”.

Shqipëria e para!
Shqipëria e shqiptarëve! 🇦🇱 pic.twitter.com/faht9Rdnay

— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) February 21, 2020

Statusi i plotë i Ilir Metës

Të dashur qytetarë!

Zgjohuni për të kuptuar se beteja për Gjykatën Kushtetuese është një betejë vendimtare për secilin prej jush dhe jo vetëm për të ardhmen e demokracisë, por dhe për vetë ekzistencën e shtetit dhe të kombit tonë që janë më të rrezikuar se kurrë nga kjo organizatë mafioze në pushtet, celulë lokale e një organizate ndërkombëtare që lakmon territorin tonë, mjaft strategjik nga ana gjeopolitike edhe për shumë veprimtari kriminale me përfitime të jashtëzakonshme.

Kjo është një organizatë mjaft e strukturuar, me një program të qartë të instalimit të një regjimi satrap që dhunon çdo ditë të drejtat e shqiptarëve dhe që përmes kapjes mafioze të Gjykatës Kushtetuese synon t’i asgjesojë të drejtat demokratike dhe legjitime të tyre përgjithmonë duke i vendosur vetëm përballë dy zgjedhjeve: nënshtrimit pa kushte ose shpopullimit.

Por jo vetëm kaq. Me rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese synohet dorëzimi de facto i sovranitetit dhe integritetit të vendit në duart e organizatës ndërkombëtare.

Duhet të kuptoni se kjo nuk është një betejë kompetencash midis Presidentit dhe mazhorancës për disa vende pune në Gjykatën Kushtetuese, por një betejë për të mos lejuar instalimin e një junte policore ku dhe vetë Gjykata Kushtetuese do të ishte de facto Policia anti-kushtetuese, përmes se cilës do realizohej ekzekutimi përfundimtar i Kushtetutës dhe i të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë.

Ndaj në 2 Mars çdo qytetar është i ftuar të vijë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i treguar kësaj organizate mafioze se durimi ka kapërcyer çdo kufi dhe se mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është vija e kuqe e çdo shqiptari të ndershëm dhe të përgjegjshëm që mbron të ardhmen e tij dhe të fëmijëve në këtë vend, nga instalimi i plotë i një tiranie anti-kombëtare siç e shikoni çdo ditë.
SHQIPËRIA E PARA!
SHQIPËRIA PËR SHQIPTARËT! /Opinion.al

Ju sugjerojmë

370 kamionë do të bllokojnë pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut të hënën
Rajoni

370 kamionë do të bllokojnë pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut të hënën

25 Janar, 2026 10:57 pm
Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

25 Janar, 2026 9:09 pm
Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë
Bota

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë

25 Janar, 2026 8:15 pm
Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari
Kronikë

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari

25 Janar, 2026 6:53 pm
SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara
Bota

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara

25 Janar, 2026 3:05 pm
Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës
Kronikë

Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës

25 Janar, 2026 2:11 pm
Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën
Bota

Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën

25 Janar, 2026 1:52 pm
Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael
Aktualitet

Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael

25 Janar, 2026 1:21 pm
Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës
Kryesore

Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës

25 Janar, 2026 12:57 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

“Ishte vdekjeprurëse”, Trump zbulon detaje rreth armës sekrete amerikane

25 Janar, 2026 12:04 pm
Para
Sulltani e emëroi Ismail Qemalin guvernator të Tripolit për këtë qëllim…

Sulltani e emëroi Ismail Qemalin guvernator të Tripolit për këtë qëllim…

“Shigjetat” kontroll Smartit në Komunë, kapen dy shpërndarës kokaine

"Shigjetat" kontroll Smartit në Komunë, kapen dy shpërndarës kokaine

Rritje e ndjeshme e numrit të rasteve me koronavirus në Korenë e Jugut

Rritje e ndjeshme e numrit të rasteve me koronavirus në Korenë e Jugut

TE FUNDIT

370 kamionë do të bllokojnë pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut të hënën

370 kamionë do të bllokojnë pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut të hënën
25 Janar, 2026

Nesër rreth mesditës, 370 automjete të rënda do të bllokojnë të gjitha pikat kufitare në Maqedoninë e Veriut. Do të...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike
25 Janar, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Berlin, ku si pasojë janë plagosur pesë persona. Sipas informacioneve paraprake, dy...

Lexo më shumë

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë
25 Janar, 2026

Protesta të mëdha u përhapën në të gjitha qytetet amerikane – duke përfshirë Minneapolis, New York City, San Francisco, Boston...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari
25 Janar, 2026

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Libofshë në fshatin Agim. Një 35-vjeçar ka dalë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com