Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duke folur për reformën zgjedhore, kërkoi që partitë politike të fusin në lista sa më pak biznesmenë. Ai prezantoi katër shyllat mbi të cilat duhet të bazohet puna për miratimin e reformës zgjedhore: Dekriminalizimi i partive; zvogëlimi i numrit të deputetëve; listat e hapura dhe minimizimi i numrit të biznesmenëve në Parlament.
“Një problem që unë e kam thënë është kufizimi i pjesëmarrjes së biznesmenëve në parlament. Mund të mos kenë të bëjnë me dekriminalizimin, por pjesëmarrja e madhe e biznesmenëve në parlament dhe poste publike është një problem, por shpesh ndikon në presione që i bëhen dhe qeverisë, politikës, për interesa të ngushta”, u shpreh kreu i Kuvendit.
Sipas tij, koha është e shkurtër, por ende e mjaftueshme për të ndryshuar ligjin zgjedhor.