Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta: Të gjitha standardet e qeverisjes në vend janë përkeqësuar

2020/12/18 at 1:47 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve, presidenti Ilir Meta është shprehur se në Shqipëri të rinjtë vijojnë të largohen ashtu si në 30 vite më parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se largimi i shqiptarëve vjen si rezultat i përkeqësimit të qeverisjes ne vendin tonë.

Metë thotë se të dhënat e Zyrës Europiane për Emigracionin, 64% të emigrantëve ilegalë në Europë, nga rajoni, janë nga Shqipëria.

Presidenti thekson se shumica e meigrantëve shqiptarë janë të rinj që sistemi aktual nuk iu jep asnjë mundësi.

Më tej, Meta shkuruan; “Të bashkohemi për familjet, që aq shumë e vuajnë ndarjen dhe vetminë! Të bashkohemi për rininë, që zëri i saj të dëgjohet në Kuvend, Qeveri, Bashki dhe në çdo institucion vendimmarrës!”

Reagimi

Shembja e diktaturës së egër në fillim të viteve 90-të provokoi një eksod masiv. Tre dekada pas atyre ngjarjeve tronditëse, ritmet e shpopullimit të Shqipërisë janë sërish dramatike sepse të gjitha standardet e qeverisjes në vend janë përkeqësuar.

Të dhënat zyrtare të Zyrës Europiane për Emigracionin bëjnë me dije se 64% të emigrantëve ilegalë në Europë, nga rajoni, janë nga Shqipëria.

Shumica e tyre janë të rinj, që sistemi aktual nuk i dëgjon, nuk i përfshin dhe nuk ju jep asnjë mundësi.

Vetëm në muajt e fundit, edhe për shkak të COVID-19, mbi 50 mijë qytetarë humbën vendet e punës dhe në mungesë të një shpresë edhe ata janë gati të largohen.

Ndaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, risjell në vëmendje domosdoshmërinë për të reflektuar me shpejtësi, përgjegjshmëri dhe maturi për të ndalur këtë fatkeqësi kombëtare, që nuk duhet të vazhdojë as edhe një ditë më shumë.

Në emër të një kombi, që rrezikohet në ekzistencën e vet dhe që duhet të jetojë në trojet e veta ku flitet shqip, ku zemra rreh kuqezi dhe ku ka diell për të gjithë, është koha të bashkohemi të gjithë, brenda dhe jashtë Atdheut, për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË.

Të bashkohemi për familjet, që aq shumë e vuajnë ndarjen dhe vetminë! Të bashkohemi për rininë, që zëri i saj të dëgjohet në Kuvend, Qeveri, Bashki dhe në çdo institucion vendimmarrës!

Të bashkohemi për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, për mirëqenie, për cilësinë më të mirë të jetesës, për vende të reja pune, për rroga më të mira, për arsim e shëndetësinë e merituar, për të luftuar korrupsionin dhe kapjen e shtetit, për drejtësi jo selektive, për rend e siguri dhe integrim europian.

Është KOHA PËR RESTART! TË BASHKOHEMI PËR SHQIPËRINË!/ Opinion.al

Etiketa: Dita Ndërkombëtare të Emigrantëveilir Metaqeveria

Ju sugjerojmë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar

21 Janar, 2026 11:45 am
Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron
Kryesore

Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron

21 Janar, 2026 11:08 am
Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror
Sport

Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror

21 Janar, 2026 10:42 am
15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

21 Janar, 2026 10:25 am
Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve
Aktualitet

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve

21 Janar, 2026 9:36 am
Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…
Aktualitet

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…

21 Janar, 2026 9:33 am
Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt
Bota

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt

21 Janar, 2026 9:02 am
“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…
Aktualitet

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…

21 Janar, 2026 8:55 am
Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër
Aktualitet

Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër

21 Janar, 2026 8:46 am
Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur
Bota

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur

21 Janar, 2026 8:44 am
Para
Qindra gjoba për mos mbajtjen e maskës, shoqërohen 9 qytetarë

Masat anti-COVID/ Policia: Gjobiten 426 qytetarë dhe një subjekt

Manipulonte provat, “arrest shtëpie” për ish-kreun e Shërbimit të Provës

Manipulonte provat, “arrest shtëpie” për ish-kreun e Shërbimit të Provës

Berisha: Rama e nderoi Vjosa Osmanin me mungesën e tij në Kuvend

Berisha: Rama e nderoi Vjosa Osmanin me mungesën e tij në Kuvend

TE FUNDIT

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar
21 Janar, 2026

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti, pjesë e një grupi kriminal që...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron

Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama uroi Presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani, për ftesën e marrë nga Donald Trump, për të qenë pjesë...

Lexo më shumë

Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror

Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror
21 Janar, 2026

Përpjekje të reja për të përshpejtuar ritmin e futbollit dhe për të reduktuar humbjen e kohës janë planifikuar për Kupën...

Lexo më shumë

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama kujtoi në një ceremoni të posaçme 21 janarin e vitit 2011, ku katër persona mbetën të vrarë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com