Aktualitet

Meta takon Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, diskutojnë për gazin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:25 - 17/06/22 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta është takuar me homologun, Ilham Aliyev, gjatë vizitës në Azerbajxhan.

Përmes një njoftimi për mediat bëhet me dije se Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston për forcimin e gjithanshëm të tyre në fushat me interes reciprok.

Gjatë takimit Presidenti Meta theksoi edhe rëndësinë e jashtëzakonshme që merr gazsjellësi TAP për sigurinë energjitike të Europës, në kontekstin e zhvillimeve të fundit, si burim alternativ energjie.

N”ë këtë kuadër, të dy Presidentët vlerësuan nevojën jetike të fuqizimit të mëtejshëm të TAP, si dhe të zbatimit të shpejtë të projektit IAP (Gazsjellësi Adriatiko-Jonian), që do të sillte një impakt më të madh për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Në bisedën e frytshme u nënvizua me shumë interes thellimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe turizmit, si dhe rritja e mëtejshme e shkëmbimeve midis dy vendeve”-thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas