Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta takon kryekëshilltarin gjerman të CDU/CSU, flet për provokime dhe…

2020/02/26 at 11:12 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta takon kryekëshilltarin gjerman të CDU/CSU, flet për provokime dhe…

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Kryekëshilltarin për Politikën e Jashtme të CDU/CSU-së, Hans Joachim Falenski.


Në këtë takim Presidenti u shpreh se qëndrimi i Bundestagut gjerman për integrimin e vendit në BE është pasqyra ku shqiptarët shohin gjendjen reale në të cilën ndodhemi dhe sfidat madhore me të cilat duhet të përballemi.

Meta ka shprehur keqardhjen se këshillat dhe kushtet e Bundestagut që i paraprinë mbledhjes së Këshillit Europian të tetorit nuk kanë gjetur reflektimin e duhur nga politika shqiptare.

Presidenti tha gjithashtu se; “Por tashmë është revoltuese që muajt pasues, në vend që të shërbenin për një reflektim të përgjegjshëm dhe nxitjen e një klime bashkëpunuese, u përdorën për të vijuar provokimet dhe rrugën e anti-kushtetuetshmërisë dhe paligjshmërisë në vend.”

Ndërkohë, Presidenti Meta, e vlerësoi  me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Kryekëshilltarin për Politikën e Jashtme të grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun gjerman, Hans Joachim Falenski.

Fjala e plotë

“Jam shumë i lumtur që organizojmë sot këtë ceremoni dekorimi për një mik të veçantë dhe të vërtetë të Shqipërisë, z. Hans Joachim Falenksi.

Zoti Falenski ka më shumë se 9 vjet që ndjek nga afër procesin e integrimit europian të Shqipërisë, dhe është një nga njohësit më të mirë si të Shqipërisë, ashtu edhe të procesit të integrimit europian.

Ai na ka ndihmuar përgjatë gjithë këtyre viteve të kuptojmë qartë se integrimi europian nuk kalon përmes lobimit, por përmes standardeve europiane të qeverisjes, të shtetit ligjor, të funksionimit të institucioneve, të respektimit të të drejtave themelore të njeriut, etj.

E them me plot bindje se zoti Falenski është ndër miqtë më të vërtetë të Shqipërisë, sepse përgjatë gjithë kësaj kohe ka mbrojtur standardin europian, dhe asnjë standard tjetër.

Nuk është e rastësishme që qëndrimi i Bundestagut gjerman ka qenë dhe mbetet qëndrimi më realist për Shqipërinë.

Askush nuk ka mundur të kontestojë këtë qëndrim si të njëanshëm, të paarsyeshëm, apo diskriminues ndaj Shqipërisë. Kjo ka ndodhur thjesht dhe vetëm për faktin se qëndrimi i Bundestagut është pasqyra ku ne shohim gjendjen reale në të cilën ndodhemi dhe sfidat madhore me të cilat duhet të përballemi.

Unë dua të vlerësoj qëndrimin parimor, të sinqertë, me integritet dhe të drejtpërdrejtë të Bundestagut për mbështetjen e plotë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë, ashtu sikundër 9 prioritetet e vendosura për rezultate konkrete, të besueshme dhe të qëndrueshme në rrugën e reformave që janë kyç për demokracinë, sundimin e ligjit dhe që u shërbejnë qytetarëve të vendit tim.

Ky qëndrim është produkt edhe i punës së zotit Falenski pranë grupit më të madh politik CDU/CSU, duke siguruar mbështetjen gjermane për integrimin europian të Shqipërisë bazuar mbi njohjen më të mirë dhe të ndershme të situatës nga deputetët e Bundestagut.

Është për të ardhur keq që këshillat e Bundestagut që i paraprinë mbledhjes së Këshillit Europian të tetorit nuk gjetën reflektimin e duhur.

Por tashmë është revoltuese që muajt pasues, në vend që të shërbenin për një reflektim të përgjegjshëm dhe nxitjen e një klime bashkëpunuese, u përdorën për të vijuar provokimet dhe rrugën e anti-kushtetuetshmërisë dhe paligjshmërisë në vend.

Ftoj të gjithë miqtë e vërtetë të Shqipërisë ta shohin të vërtetën në sy, dhe ta ndihmojnë popullin shqiptar që ta ndërtojë të ardhmen e vetë europiane në vendin e tij.

Unë kam besim se Gjermania, jo vetëm si vend lider i Bashkimit Europian, por edhe si partnerja jonë strategjike do të na gjendet pranë me vërtetësi në këtë kauzë që ka mbështetjen më të madhe kombëtare.

Gjej rastin për të falënderuar Gjermaninë për ndihmën e ofruar gjatë Konferencës së donatorëve në mbështetje të qytetarëve shqiptarë të prekur nga tërmeti i nëntorit.

Po ashtu kam besim se zoti Falenski dhe miqtë tanë në Bundestag do të vijojnë të mbështesin rrugën europiane të Shqipërisë, deri në anëtarësimin e plotë e të merituar.

Me këtë besim dhe ‘Me mirënjohje për kontributin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, dhe në veçanti për arritjen e standardeve europiane të demokracisë dhe shtetit ligjor gjatë procesit të integrimit europian të Shqipërisë’, kam kënaqësinë që t’i akordoj zotit Falenski, titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”! Skënderbeu përcaktoi të ardhmen europiane të Shqipërisë disa shekuj më parë dhe ne nuk mund ta humbasim sot. Ne kemi nevojë për ju dhe për miq të vërtetë europianë!./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

2 Shkurt, 2026 8:22 pm
Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
Kryesore

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

2 Shkurt, 2026 6:57 pm
“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
Politikë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

2 Shkurt, 2026 6:40 pm
Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
Bota

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

2 Shkurt, 2026 6:32 pm
PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision
Kryesore

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision

2 Shkurt, 2026 5:01 pm
Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein
Bota

Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein

2 Shkurt, 2026 4:57 pm
Grupi i PD përçahet për bojkotin e komisioneve, Berisha: Vendimin e merr kryesia
Kryesore

Grupi i PD përçahet për bojkotin e komisioneve, Berisha: Vendimin e merr kryesia

2 Shkurt, 2026 4:01 pm
I doli në dosjen “Epstein”, ish-presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur e as takuar
Rajoni

I doli në dosjen “Epstein”, ish-presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur e as takuar

2 Shkurt, 2026 4:00 pm
Deputeti i PD kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale
Kryesore

Deputeti i PD kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale

2 Shkurt, 2026 3:48 pm
Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
Bota

Epstein, trafik organesh nga Maqedonia, trutë e 1000 personave u trafikua nga Shkupi

2 Shkurt, 2026 3:43 pm
Para
Plagoset me thikë një person në Vlorë, çfarë dyshohet

Plagoset me thikë një person në Vlorë, çfarë dyshohet

Tubimi i 2 marsit, Basha mesazh strukturave të PD: Të mbrojmë Kushtetutën

Tubimi i 2 marsit, Basha mesazh strukturave të PD: Të mbrojmë Kushtetutën

Si po e “sulmon” Koronavirusi ekonominë shqiptare

Koronavirusi nuk njeh kufij, konfirmohet rasti i parë në Amerikën Latine
















TE FUNDIT

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
2 Shkurt, 2026

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët...

Lexo më shumë

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
2 Shkurt, 2026

Protesta e fundit e opozitës për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, ishte një mesazh për regjimin e Ramës dhe...

Lexo më shumë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
2 Shkurt, 2026

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga rrugët e Tiranës, ku makinat...

Lexo më shumë

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
2 Shkurt, 2026

Pesë persona janë arrestuar në Gjermani me dyshimin për shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas shpërthimit të luftës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com