Presidenti Ilir Meta në vizitën e tij zyrtare në Azerbajxhan është takuar me homologun Ilham Aliyev. Sipas njoftimit të Presidencës, Meta e Aliyev, vlerësuan bashkëpunimin në fushën e turizmit, mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve dhe nxitjen e takimeve mes dhomave përkatëse të tregtisë.
Presidenti Meta kërkoi gjithashtu që të shihej mundësia e heqjes së vizave nga Azerbajxhani për qytetarët shqiptarë, duke nënvizuar se kjo do të lehtësonte lëvizjet dhe kontaktet e drejtpërdrejta mes qytetarëve të të dy vendeve.
Gjithashtu, Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Presidenti Aliyev i ka dhënë projekteve të gazsjellësve TAP dhe IAP, nëpërmjet të cilave Shqipëria u bë pjesë e rrjetit të rëndësishëm të korridoreve botërore të energjisë./Opinion.al