Presidenti Ilir Meta zhvilloi ditën e sotme një takim me Kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj. Takimi u zhvillua në Prishtinë dhe u njoftua nga të dyja palët në rrjetet sociale.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, të cilin e shoqëron edhe me foto nga takimi, Meta shprehet i lumtur që ka takuar Haradinaj në Prishtinë, teksa thotë se është krenar për karakterin e tij frymëzues.
“I lumtur të takoja sot Kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë. Krenar për karakterin e tij frymëzues!”, shkruajti Meta.
Ndërsa Haradinaj shkruan se këmbyen mendime rreth aktualitetit në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.
“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”..