Kryesore

Meta takon delegacionin e Venecias: Shqipëria nuk do ishte në këtë situatë


               Publikuar në : 14:14 - 10/09/19 |
Al Do

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas takimit që zhvilloi delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ka ardhur për një mision fakt-mbledhës në Tiranë. Meta thotë se nëse do ishin respektuar në të kaluarën rekomandimet e këtij komisioni, Shqipëria nuk do të ishte në situatën ku ndodhet sot.

“Kënaqësi të prisja sot një përfaqësi të Komisionit të Venecias. Nëse do ishin respektuar rekomandimet e tyre në të kaluarën, Shqipëria kurrë nuk do të ishte në këtë situatë”, thotë Meta.

Presidenti Ilir Meta, deklaroi të hënën para komisionit hetimor parlamentar se anuloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit, sepse opozita nuk po merrte pjesë dhe duhej të mbronte të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. Përpara komisionit parlamentar që po heton aktet e tij mbi zgjedhjet vendore, presidenti Meta përmendi precedentin e Bullgarisë në Gjykatën e Strasburgut.

Veç argumenteve ligjorë, tha se kishte ndikuar në vendimmarrjen e tij për shfuqizimin e 30 Qershorit si data e zgjedhjeve lokale, ishte edhe një informacion sekret, që kishte marrë në rrugë zyrtare se protesta e opozitës e 8 Qershorit, do të shfrytëzohej nga elementë të caktuar, për të djegur selinë e Parlamentit të Shqipërisë.

“Në datën 7 qershor kam marrë një informacion, i cili natyrisht që është sekret dhe i klasifikuar. Bënte të qartë se persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar nga opozita për në datën 8 Qershor, edhe për djegien e Kuvendit të Shqipërisë.”/ Opinion.al

Pas