Pas takimit të Presidentit, Ilir Meta me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla për caktimin e një date për zgjedhjet e pjesshme vendore, ka reaguar menjëherë opozita.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një status në Twitter shkruan se nuk pati asnjë habi nga qëndrimi i Metës, ndërsa shtoi se konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë.
“Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i radhës para kamerave.”, shkruan Bardhi.
Pas takimit Meta tha se s’ka pasur ftesë zyrtare për konsultim me asnjë parti, ndërsa takimin me Ballën e cilësoi konsultë informale./Opinion.al