Aktualitet

Meta takim me kryeministrin bullgar:Të çojmë përpara projektet e Korridorit VIII


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:40 - 06/04/22 |
Opi Nion

Në kuadër të vizitës zyrtare në Bullgari, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit në një takim nga Kryeministri bullgar, Kiril Petkov.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi se miqësia e shkëlqyer tradicionale, vizioni dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, janë garanci për marrëdhënie edhe më dinamike midis dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, turizmit, kulturës, arsimit, zhvillimit infrastrukturor, si dhe rritjes së sigurisë energjetike, në dritën e situatës së re dhe kërcënimeve në rritje.

Presidenti Meta theksoi se mbetet vendimtar, përkushtimi i përbashkët për të çuar përpara projektet shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me Korridorin VIII.

Kreu i Shtetit i shprehu Kryeministrit Petkov mirënjohjen për mbështetjen e pakushtëzuar, që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe nxitjen e këtij procesi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor./Opinion.al

Pas