Presidenti Ilir Meta gjatë Samitit të SEECP që po zhvillohet në Sarajevë ka takuar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.
Lajmi për takimin e dy presidentëve është bërë publik nga vet Meta, përmes një postimi në “Facebook”.
Në këtë postim Meta shpreh se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera të cilat do të vijojnë ndër vite.
Më tej, Meta thekson peshën e jashtëzakonshme që, sipas tij, ka Turqia në mbrojtjen e Ballkanit dhe të Evropës nga emigracioni i paligjshëm.
“Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese.Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm”, shprehet Meta./ Opinion.al E.Xh.